Sot në Bruksel zhvillohet samiti BE–Ballkani Perëndimor, ku liderët europianë dhe vendet kandidate do të diskutojnë forcimin e marrëdhënieve dhe procesin e integrimit europian.
Në samit do të marrin pjesë edhe presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Serbia mungon për të dytën herë radhazi, ndërsa liderët do të diskutojnë gjithashtu Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, sigurinë dhe sfidat gjeopolitike.Udhëheqësit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian pritet të paralajmërojnë se mungesa e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit vazhdon t’i pengojë të dyja palët në rrugën drejt integrimit evropian.
Samiti nis në orën 17:00 me mbërritjen e liderëve, ndërsa në 18:00 zhvillohet seanca plenare. Në 19:15 është parashikuar konferenca për shtyp dhe në orën 20:00 darka zyrtare.