Sot, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, në Shkup mbahet marsh protestues kundër femicidit dhe dhunës ndaj grave.

Marshi nis në orën 17:00 nga parku „Gruaja Luftëtare“ dhe përfundon para MPB-së. Iniciativa “Asnjë më shumë“ kërkon përgjegjësi institucionale, mbrojtje në kohë dhe drejtësi për viktimat e dhunës. Në fund të marshit do të mbahet edhe një aksion performativ.


"Kur institucionet janë të shurdhra, le t’i detyrojmë të na dëgjojnë! Nuk do të heshtim!", thuhet në thirrjen për protestë.