Shisnin drogë pranë shkollave dhe në hapësira publike, arrestohen 13 persona në Shkodër

25 Nëntor 2026 | 10:23

13 persona janë vënë në pranga këtë të mërkurë nga Policia e Shkodrës, pasi të organizuar në grupe shisnin lëndë narkotike pranë shkollave dhe ambienteve publike.

Në kuadër të operacioni  “Shkolla të Pastra”, u ekzekutuan urdhrat e ndalimit të nxjerrë nga Prokuroria për 13 shtetas të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, konkretisht:

-F. G., 39 vjeç, I. T., 35 vjeç, S. K., 25 vjeç, L. M., 18 vjeç, të katërt banues në Shkodër dhe me precedent kriminal për prodhim dhe shitje të narkotikëve;

-Q. G., 36 vjeç, M. P., 21 vjeç, L. D., 28 vjeç, E. M., 20 vjeç, E. F., 21 vjeç, E. F., 23 vjeç, Gj. K., 21 vjeç dhe M. Gj., 18 vjeç, të gjithë banues në Shkodër;

-A. S., 21 vjeç, banues në Malësi të Madhe.

Gjatë kontrolleve në banesat e shtetasve të arrestuar, shërbimet e Policisë gjetën 1 kilogram e 670 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, një pjesë e saj të ndarë në doza dhe të ambalazhuar në qese farmaceutike, 3 peshore elektronike dhe qese farmaceutike për ndarjen dhe paketimin e lëndës narkotike në doza. Këto sende u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 automjete dhe 14 celularë, që dyshohet se janë përdorur për këtë veprimtari kriminale.

Ndërkohë, 3 prej tyre kanë rezultuar me precedent kriminal për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kundërshtonte pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e Ilir Metës

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar këtë të mërkurë kërkesën e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili kundërshtonte pezullimin e afateve...
10:35 | 25/11/2026

Ibrahimaj: Shqipëria propozon një projekt të përbashkët evropian për zhvillimin e zinxhirëve industrialë

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj këtë të mërkurë ka mbajtur fjalimin hapës në Konferencën e Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, “New Frontier Investment Conference”. Ministrja...
10:19 | 25/11/2026

Transportonin fishekzjarre të kontrabanduar në Tiranë, arrestohet 25-vjeçari! Procedohet bashkëpunëtori

Një 25-vjeçar është arrestuar këtë të mërkurë, pasi u kap duke transportuar me automjet kuti me fishekzjarrë të kontrabanduar, me qëllim shitjen. Sipas njoftimit të...
10:05 | 25/11/2026