Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Puna e papaguar në familje vlen sa 40% e PBB-së! Gratë, mbi 5 orë në ditë, burrat shumë më pak

    114 vite nga shpallja e Pavarësisë së Elbasanit, qyteti përkujton 25 Nëntorin 1912

    Ryanair shkurton 700 mijë vende dhe 12 linja në Greqi, zgjeron fuqishëm operacionet në Shqipëri

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Puna e papaguar në familje vlen sa 40% e PBB-së! Gratë, mbi 5 orë në ditë, burrat shumë më pak
    Ekonomi

    Puna e papaguar në familje vlen sa 40% e PBB-së! Gratë, mbi 5 orë në ditë, burrat shumë më pak

    November 25, 2026
    Screenshot

    Puna që shqiptarët kryejnë çdo ditë në familje, nga gatimi dhe pastrimi te kujdesi për fëmijët dhe të moshuarit, ka një vlerë ekonomike që mund të arrijë deri në 40,7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), megjithëse nuk paguhet dhe nuk përfshihet në llogaritjet tradicionale të ekonomisë.

    Ky është një nga përfundimet e raportit të UN Women për vitin 2026, “Shifting the Paradigm: Care as an Investment in Albania”, i cili analizon kontributin ekonomik të punës së papaguar dhe nevojën për investime në shërbimet e kujdesit në Shqipëri.

    Sipas përllogaritjeve të studimit, puna e papaguar që kryhet në familjet shqiptare është e barasvlershme me rreth 1,14 milionë vende pune me kohë të plotë, një shifër pothuajse e barabartë me numrin e përgjithshëm të të punësuarve në vend në vitin 2023.

    Pjesa dërrmuese e kësaj pune kryhet nga gratë. Nga ekuivalenti prej 1.137.950 vendesh pune, rreth 985 mijë u përkasin grave dhe 153 mijë burrave. Kjo do të thotë se gratë mbajnë afro 87% të barrës së punës së papaguar në familje.

    Raporti evidenton se gratë shqiptare shpenzojnë mesatarisht 5 orë e 14 minuta në ditë për gatimin, pastrimin, mirëmbajtjen e shtëpisë dhe kujdesin ndaj familjarëve, ndërsa burrat u kushtojnë këtyre aktiviteteve vetëm 52 minuta.

    Diferenca është edhe më e theksuar te popullsia në moshë pune, 15–64 vjeç, ku gratë shpenzojnë mesatarisht 5 orë e 47 minuta në ditë për punë të papaguar, kundrejt 50 minutave të burrave.

    Për të llogaritur vlerën ekonomike të kësaj pune, studiuesit kanë përdorur një metodë që e kthen kohën e shpenzuar në ekuivalentin e vendeve të punës me kohë të plotë dhe më pas e vlerëson atë financiarisht, duke përdorur nivele të ndryshme pagash.

    Sipas skenarit që përdor pagën mesatare bruto, vlera totale e punës së papaguar arrin deri në 40,7% të PBB-së, ndërsa kur përllogaritja bëhet me pagën minimale, ajo zbret në 23,1%.

    Këto shifra nuk përfaqësojnë të ardhura që gjenerohen realisht në ekonomi, por vlerën që do të kishte kjo punë nëse do të shpërblehej financiarisht.

    Përtej kontributit të padukshëm ekonomik, raporti evidenton edhe pasojat që shpërndarja e pabarabartë e punëve familjare ka në tregun e punës.

    Angazhimi i lartë i grave në kujdesin ndaj familjarëve kufizon mundësitë e tyre për punësim, rritje profesionale dhe sigurimin e të ardhurave, duke ndikuar edhe në nivelin e pensioneve në të ardhmen.

    Sipas UN Women, mungesa e shërbimeve të mjaftueshme për kujdesin ndaj fëmijëve dhe të moshuarve i detyron familjet, veçanërisht gratë, të marrin përsipër një pjesë të konsiderueshme të këtyre përgjegjësive.

    Studimi vlerëson se zgjerimi i shërbimeve të kujdesit mund të krijojë rreth 11.869 vende të reja pune, duke lehtësuar njëkohësisht barrën e punëve të papaguara dhe duke nxitur pjesëmarrjen e grave në aktivitetin ekonomik.

    Për këtë qëllim, raporti përllogarit nevojën për rreth 13,2 miliardë lekë financim për të përmirësuar mbulimin me shërbime për fëmijët dhe të moshuarit, pa përfshirë të gjitha kostot e ndërtimit dhe zgjerimit të infrastrukturës.

    Analiza e vitit 2026 mbështetet për matjen e kohës së punës së papaguar në anketën e INSTAT-it të viteve 2010–2011, të kombinuar me të dhëna më të reja demografike dhe ekonomike. Për këtë arsye, rezultatet përfaqësojnë vlerësime ekonomike dhe jo një matje të re të kohës së përdorur nga shqiptarët në vitin 2026. /skyweb.al

    familje gratë papaguar puna
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Puna e papaguar në familje vlen sa 40% e PBB-së! Gratë, mbi 5 orë në ditë, burrat shumë më pak

    November 25, 2026

    114 vite nga shpallja e Pavarësisë së Elbasanit, qyteti përkujton 25 Nëntorin 1912

    November 25, 2026

    Ryanair shkurton 700 mijë vende dhe 12 linja në Greqi, zgjeron fuqishëm operacionet në Shqipëri

    November 25, 2026

    Nga Londra në Vjenë, zbulohen 10 qytetet europiane më të preferuara për Krishtlindje

    November 25, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.