• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

29 shoqata e sindikata letër qeverisë dhe BE: Mos tatoni pagën minimale, rishikoni pagat e ulëta

by Sport Sport
November 25, 2026
in Aktualitet, Ekonomi, Kryesore, Politike, Sociale
29 shoqata e sindikata letër qeverisë dhe BE: Mos tatoni pagën minimale, rishikoni pagat e ulëta
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shoqata ProEksport Albania, së bashku me 28 sindikata dhe organizata të shoqërisë civile, i janë drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi dhe përfaqësisë së BE-së në vendin tonë. Ato kërkojnë që paga minimale të mbetet e patatueshme dhe të rishikohet llogaritja e tatimit për pagat e ulëta.

“Pragu i patatueshëm të lidhet me pagën minimale zyrtare dhe të përditësohet automatikisht sa herë që ajo rritet”, theksojnë shoqatat e biznesit dhe sindikatat.

Prej tyre kërkohet të rishikohet edhe mënyra e llogaritjes së tatimit mbi pagat e ulëta.

“Pjesa e pagës deri në pragun e patatueshëm të mbetet e përjashtuar edhe kur paga bruto e kalon këtë prag. Tatimi të zbatohet vetëm mbi pjesën që e tejkalon atë, në mënyrë që çdo rritje e pagës bruto të sjellë edhe rritje të pagës që punëmarrësi merr në dorë”, kërkojnë 29 shoqatat.

Në letër theksohet se, sipas formulës aktuale të tatimit, një punëmarrës që përfiton një rritje prej 1.000 lekësh në pagën bruto, nga 50.000 në 51.000 lekë, përfundon duke marrë 1.192 lekë më pak në pagën neto. Rritja e pagës nuk mund të përkthehet në ulje të të ardhurave të punëmarrësit.

Kjo nismë tejkalon interesat e një sektori të caktuar ekonomik dhe vendos në qendër interesin e përbashkët të punëmarrësve, familjeve, konsumatorëve dhe sipërmarrjes.

“Sipas formulës aktuale, të cilën projektligji e ruan për pagat e ulëta, një punëmarrës me pagë bruto prej 50.000 lekësh merr 44.400 lekë në dorë pas kontributeve. Me një pagë bruto prej 51.000 lekësh, zbritja personale bie nga 50.000 në 35.000 lekë, tatimi bëhet 2.080 lekë dhe paga neto zbret në 43.208 lekë.

Kështu, një rritje prej 1.000 lekësh në pagën bruto i lë punëmarrësit 1.192 lekë më pak në muaj.

Kjo situatë krijon një paradoks të papranueshëm: punëmarrësi që përfiton një rritje të vogël të pagës bruto, në vend që të marrë më shumë të ardhura, përfundon duke marrë më pak.

Nëse paga minimale zyrtare rritet dhe pragu i patatueshëm mbetet në 50.000 lekë, edhe punëmarrësit me pagë minimale mund të fillojnë të paguajnë tatim mbi pagën”.

Sipas shoqatave të biznesit dhe sindikatave, ndryshimi i fashave i propozuar në projektligjin e tatimit mbi të ardhurat me paketën fiskale jep lehtësim për pjesën e pagës bruto mbi 200.000 lekë në muaj. Për një pagë prej 100.000 lekësh, tatimi mujor mbetet 9.100 lekë. Për një pagë prej 300.000 lekësh, tatimi ulet me 10.000 lekë në muaj.

Shoqatat e biznesit kërkojnë që Ministria e Financave të paraqesë edhe alternativa që u japin përparësi punëmarrësve me paga të ulëta dhe të mesme, për të cilët edhe një ndryshim i vogël në pagën neto ndikon drejtpërdrejt në përballimin e shpenzimeve mujore.

Për shqetësimet dhe propozimet e prezantuara për paketën fiskale, shoqatat kërkojnë zhvillimin e një seance dëgjimore me grupet e interesit. Ato kërkojnë që të zhvillohet një seancë dëgjimore me përfaqësues të punëmarrësve, konsumatorëve, bizneseve të vogla dhe organizatave të shoqërisë civile. Komisioni përgjegjës të pasqyrojë në raportin e tij propozimet e paraqitura dhe mënyrën se si janë trajtuar. /Monitor

Previous Post

Bënë namin me grabitje në banesa në Spanjë, tre shqiptarët përfundojnë në burg

Sport Sport

Sport Sport

TË FUNDIT

29 shoqata e sindikata letër qeverisë dhe BE: Mos tatoni pagën minimale, rishikoni pagat e ulëta

29 shoqata e sindikata letër qeverisë dhe BE: Mos tatoni pagën minimale, rishikoni pagat e ulëta

November 25, 2026
Bënë namin me grabitje në banesa në Spanjë, tre shqiptarët përfundojnë në burg

Bënë namin me grabitje në banesa në Spanjë, tre shqiptarët përfundojnë në burg

November 25, 2026
Vrau bashkëshorten në Greqi në sy të katër fëmijëve, burg përjetë për shqiptarin

Vrau bashkëshorten në Greqi në sy të katër fëmijëve, burg përjetë për shqiptarin

November 25, 2026
Digjet gjatë natës një automjet në Vlorë, dyshimet

Digjet gjatë natës një automjet në Vlorë, dyshimet

November 25, 2026
Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë në Shqipëri

Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë në Shqipëri

November 25, 2026
Horoskopi për sot, 24 tetor 2026: Çfarë rezervojnë yjet për dashurinë, karrierën dhe financat

Horoskopi për ditën e mërkurë, 25 nëntor 2026

November 25, 2026
Rikthehen reshjet e shiut/ Parashikimi i motit për sot, 25 nëntor 2026

Rikthehen reshjet e shiut/ Parashikimi i motit për sot, 25 nëntor 2026

November 25, 2026
Ligji i ri në Australi/ Gjoba miliardëshe për Google, Meta dhe TikTok

Ligji i ri në Australi/ Gjoba miliardëshe për Google, Meta dhe TikTok

November 24, 2026
Kosovë/ Mbrojtja e Thaçit rezervon të drejtën për të apeluar dënimin për pengim të drejtësisë

Kosovë/ Mbrojtja e Thaçit rezervon të drejtën për të apeluar dënimin për pengim të drejtësisë

November 24, 2026
‘NATO 3.0’, plani i ri i SHBA-së: Evropa të marrë përsipër mbrojtjen e saj, Uashingtoni zhvendos fokusin drejt…

‘NATO 3.0’, plani i ri i SHBA-së: Evropa të marrë përsipër mbrojtjen e saj, Uashingtoni zhvendos fokusin drejt…

November 24, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Një profil i provuar në luftën kundër kontrabandës: Fation Shehu në krye të Doganave

    Një profil i provuar në luftën kundër kontrabandës: Fation Shehu në krye të Doganave

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet lokale të 9 majit, kandidatët e mundshëm të PS-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL