Sekuestrohen 21 kuti me fishekzjarrë të dyshuar të kontrabanduar, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar fazën e katërt të operacionit të koduar “Fireworks”, duke goditur një tjetër rast të posedimit dhe tregtimit të paligjshëm të lëndëve piroteknike.

Në pranga ka përfunduar një 25-vjeçar, i identifikuar me inicialet R. B., ndërsa një 21-vjeçar, me inicialet F. A., është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Të lidhura

None found

Sipas policisë, dy të rinjtë u ndaluan në rrugën “7 Nëntori”, teksa transportonin me dy automjete kuti me fishekzjarrë, të dyshuara si të kontrabanduara.

Lënda piroteknike dyshohet se transportohej për llogari të 25-vjeçarit, me qëllim shitjen e saj.

Gjatë kontrolleve, uniformat blu konstatuan se fishekzjarrët nuk shoqëroheshin me dokumentacionin përkatës të blerjes, ndërsa dy shtetasit nuk ishin të pajisur me licencë për tregtimin e tyre.

Në vijim të operacionit, policia ushtroi kontroll edhe në banesën e 25-vjeçarit, ku gjeti kuti të tjera me lëndë piroteknike. Në total, u sekuestruan 21 kuti me fishekzjarrë, dy automjetet e përdorura për transportin, si dhe celulari i të arrestuarit.

Policia bën me dije se hetimet dhe kontrollet vijojnë për identifikimin dhe goditjen e rasteve të tjera të kontrabandimit dhe tregtimit të paligjshëm të lëndëve piroteknike.


Shtuar më 25.11.2026 10:27

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişsahabetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetkavbetgrandpashabet girişTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetSahabetjojobetqueenbetForum zamparalargüvenilir bahis siteleribahis siteleriCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetsahabetsahabetSon Dakikajojobetblack jack insurancejojobetjojobet güncel