E mërkurë, 25 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Gurabije gjalpi pa fryrës dhe pa vezë që shkrijnë në gojë nga shefja e kuzhinës Albana Mançja

Gurabijet me gjalpë, pa vezë dhe pa fryrës, janë ëmbëlsira ideale për të gjithë ata që pëlqejnë shijen tradicionale dhe brumin e shkrifët që shkrihet në gojë.

Përbërësit:
800 gr miell OLA
600 gr gjalpë ose margarinë
100 ml vaj
500 gr sheqer pluhur i imët
Përgatitja:
Hedhim miellin mbi banakun e punës në formë rrethore, në mes vendosim sheqerin, gjalpin e temperaturës së ambientit, vajin dhe e përziejmë duke filluar nga mesi (tresim në fillim sheqerin me gjalpin duke marrë miell dalëngadalë). E punojmë mirë derisa të bëhet një masë e plotë. Më pas e lëmë të pushojë për rreth 5 minuta. Brumin e hapim me okllahi mbi banak me trashësi 1,5-2 cm. E presim në formë rombi ose paralelogrami. I vendosim gurabijet në tavë të lyer me gjalpë dhe i lëmë të piqen në furrë në temperaturën 150 gradë Celsius për 30 minuta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.