U dëmtua në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli thirret sot në Prokurori, çfarë pritet të dëshmojë

Këtë të mërkurë, Erion Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur në syrin e majtë gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, pritet të paraqitet në orën 11:00 në Prokurorinë e Tiranës, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Detajet u bënë të ditura nga gazetari Esido Barkaj, gjatë një raportimi për Vizion Plus.

Të lidhura

None found

Vishkulli pritet të merret në pyetje nga grupi hetimor për të sqaruar vendndodhjen e tij në momentin e plagosjes, çfarë kishte vënë re në zonë dhe nëse ka arritur të identifikojë efektivin e policisë që dyshohet se ka qëlluar me plumba gome në drejtim të protestuesve.

Gjithashtu, 28-vjeçari pritet të dorëzojë pranë Prokurorisë dokumentacionin dhe raportet mjekësore, lidhur me dëmtimin e pësuar dhe ndërhyrjen kirurgjikale që kreu në Itali.

Një nga pikëpyetjet kryesore që mbetet për t’u sqaruar, është natyra e objektit që ka dëmtuar syrin e të riut.

Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një plumb gome apo një sferë metalike, e cila kishte mbetur brenda syrit të tij.

Ndërkohë, identifikimi i efektivit të policisë që mund të ketë shkaktuar plagosjen paraqitet i vështirë për grupin hetimor, për shkak të kaosit dhe përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të policisë gjatë tubimit të 24 tetorit.

Dëshmia e Erion Vishkullit dhe dokumentacioni mjekësor, pritet të jenë elementë të rëndësishëm për hetimin, që synon të sqarojë rrethanat e plagosjes dhe përgjegjësitë për ngjarjen.


Shtuar më 25.11.2026 10:34

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişsahabetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetkavbetgrandpashabet girişTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetSahabetjojobetqueenbetForum zamparalargüvenilir bahis siteleribahis siteleriCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetsahabetsahabetSon Dakikajojobetblack jack insurancejojobetjojobet güncel