Donald Trump fitoi deri në 15 milionë dollarë nga aksionet e tij të Nvidia-s, pasi çmimi u rrit ndjeshëm pas rikthimit të papritur të Jensen Huang-ut në postin e drejtorit ekzekutiv. Huang, bashkëthemelues i kompanisë në vitin 1993, ishte shkarkuar nga bordi pas akuzave se kishte pasur tri lidhje jashtëmartesore, përfshirë një me një person të dyshuar si spiune kineze dhe dy të tjera me punonjëse të kompanisë. Megjithatë, bordi i Nvidia-s e riktheu atë në detyrë pas një ndërhyrjeje nga presidenti amerikan. "Fola me ta, le ta themi kështu", u shpreh Trump për CNBC të hënën. "Dhe i binda...unë e bëra marrëveshjen".Sipas të dhënave financiare që presidenti amerikan ka dorëzuar në Zyrën e Etikës Qeveritare, të raportuara fillimisht nga Financial Times, rezulton se, deri më 30 shtator, ai zotëronte deri në 370,000 aksione të Nvidia-s. Të hënën, aksionet e Nvidia-s u rritën me 31,5%, duke i shtuar vlerës së kompanisë rreth 950 miliardë dollarë. Sipas një analize të BBC-së mbi deklaratat financiare qeveritare të Trump-it për dy vitet e fundit, ai ka blerë aksione të Nvidia-s me vlerë midis 23 dhe 86 milionë dollarëve. Gjithashtu, që kur u rikthye në presidencë, ai ka shitur një pjesë të aksioneve të tij në kompani, duke përfituar një shumë që varion nga 3,5 deri në 10,2 milionë dollarë. Rikthimi i papritur dhe mjaft i diskutueshëm i Huang-ut në krye të Nvidia-s shkaktoi një rritje të fuqishme në tregjet e aksioneve të rajonit Azi-Paqësor të martën. Aksionet shënuan rritje të ndjeshme në Tajvan, Korenë e Jugut, Japoni dhe Australi, ndërsa sektori i Inteligjencës Artificiale u gjallërua sërish pas disa muajsh tejet të trazuar.