Goditet grupi që shiste lëndë narkotike pranë shkollave në Shkodër, arrestohen 13 persona (EMRAT)

Në kuadër të operacionit të koduar “Shkolla të Pastra”, një grup që shiste drogë pranë shkollave dhe në ambiente të tjera publike në qytetin e Shkodrës, është shkatërruar nga policia , ndërsa janë arrestuar 13 persona.

Në pranga u vunë shtetasit: Qamil Gusha 36 vjeç, Fatjon Gokaj 39 vjeç, Martin Pezerja 21 vjeç, Abedin Sufaj 21 vjeç, Lisart Draçini 28 vjeç, Emanuel Marku 20 vjeç, Sokol Kuçi 25 vjeç, Izmir Tafili 35 vjeç, Edilberto Fusha 21 vjeç, Emiljan Fusha 23 vjeç, Gjonfranko Krahishta 21 vjeç, Lionis Marku 18 vjeç, Mariglen Gjergji 18 vjeç.

Të lidhura

None found

Të arrestuarit dyshohet se vepronin të organizuar në disa grupe, duke shpërndarë lëndë narkotike në doza në zona pranë institucioneve arsimore dhe hapësira të tjera publike. Sipas policisë, katër prej tyre, Fatjon Gokaj, Izmir Tafili, Sokol Kuçi dhe Lionis Marku, janë me precedentë për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Gjatë kontrolleve në banesat e tyre u sekuestruan 1 kilogram e 670 gramë kanabis, një pjesë e ndarë në doza, tre peshore elektronike, qese farmaceutike për paketimin e drogës, dy automjete dhe 14 telefona celularë.

NJOFTIMI:

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, pas 3 muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni i koduar “Shkolla të Pastra”.

Goditen disa grupe që dyshohet se shitnin lëndë narkotike në doza, kryesisht pranë shkollave dhe në ambiente të tjera publike në qytetin e Shkodrës.

Vihen në pranga 13 shtetas.

3 prej tyre me precedent kriminal për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Sekuestrohen 1 kilogram e 670 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, një pjesë e saj e ndarë në doza, 2 automjete, 14 celularë, 3 peshore elektronike dhe qese farmaceutike për paketimin e lëndës narkotike në doza.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, për një periudhë 3-mujore, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, finalizuan operacionin e koduar “Shkolla të Pastra”.

Në kuadër të këtij operacioni, u ekzekutuan urdhrat e ndalimit të nxjerrë nga Prokuroria për 13 shtetas të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, konkretisht:

-F. G., 39 vjeç, I. T., 35 vjeç, S. K., 25 vjeç, L. M., 18 vjeç, të katërt banues në Shkodër dhe me precedent kriminal për prodhim dhe shitje të narkotikëve;

-Q. G., 36 vjeç, M. P., 21 vjeç, L. D., 28 vjeç, E. M., 20 vjeç, E. F., 21 vjeç, E. F., 23 vjeç, Gj. K., 21 vjeç dhe M. Gj., 18 vjeç, të gjithë banues në Shkodër;

-A. S., 21 vjeç, banues në Malësi të Madhe.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, të organizuar në disa grupe, shitnin lëndë narkotike në doza, pranë shkollave dhe në ambiente të tjera publike në qytetin e Shkodrës.

Gjatë kontrolleve në banesat e shtetasve të arrestuar, shërbimet e Policisë gjetën 1 kilogram e 670 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, një pjesë e saj të ndarë në doza dhe të ambalazhuar në qese farmaceutike, 3 peshore elektronike dhe qese farmaceutike për ndarjen dhe paketimin e lëndës narkotike në doza. Këto sende u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 automjete dhe 14 celularë, që dyshohet se janë përdorur për këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Shtuar më 25.11.2026 10:42

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişsahabetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetkavbetgrandpashabet girişTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetSahabetjojobetqueenbetForum zamparalargüvenilir bahis siteleribahis siteleriCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetsahabetsahabetSon Dakikajojobetblack jack insurancejojobetjojobet güncel