Kundërshtonte pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e Ilir Metës
25 Nëntor 2026 |
10:35
Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar këtë të mërkurë kërkesën e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili kundërshtonte pezullimin e afateve të paraburgimit.
Meta ka pretenduar në ankim se ka qenë prezent në çdo seancë dhe nuk mund të mbajë përgjegjësi apo vuajë pasojat e gjyqeve që janë shtyrë për shkaqe të ndryshme, madje theksoi se në çdo rast i ka thënë gjykatës se është i gatshëm ta bëjë vetë mbrojtjen pa avokat.
Sakaq, Meta u shpreh se nuk ka munguar në asnjë seancë dhe se shtyrjet nuk kanë ardhur për shkak të tij, por si pasojë e bojkotit të Dhomës së Avokatisë.
Në përfundim, Apeli i GJKKO-së vendosi të rrëzojë këtë kërkesë ndërsa pritet zbardhja e vendimit të arsyetuar.
Lajme të Sugjeruara
Shisnin drogë pranë shkollave dhe në hapësira publike, arrestohen 13 persona në Shkodër
13 persona janë vënë në pranga këtë të mërkurë nga Policia e Shkodrës, pasi të organizuar në grupe shisnin lëndë narkotike pranë shkollave dhe ambienteve...
Ibrahimaj: Shqipëria propozon një projekt të përbashkët evropian për zhvillimin e zinxhirëve industrialë
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj këtë të mërkurë ka mbajtur fjalimin hapës në Konferencën e Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, “New Frontier Investment Conference”. Ministrja...
Transportonin fishekzjarre të kontrabanduar në Tiranë, arrestohet 25-vjeçari! Procedohet bashkëpunëtori
Një 25-vjeçar është arrestuar këtë të mërkurë, pasi u kap duke transportuar me automjet kuti me fishekzjarrë të kontrabanduar, me qëllim shitjen. Sipas njoftimit të...
- 10:27 Nga sulmet te lëvdatat! Trump i hap derën senatorit demokrat të Michiganit për diskutimin e planit “Trumpcare” në SHBA
- 10:23 Shisnin drogë pranë shkollave dhe në hapësira publike, arrestohen 13 persona në Shkodër
- 10:19 Ibrahimaj: Shqipëria propozon një projekt të përbashkët evropian për zhvillimin e zinxhirëve industrialë
- 10:11 Jordania dënon me vdekje një person për akte terroriste pasi vrau një oficer
- 10:05 Transportonin fishekzjarre të kontrabanduar në Tiranë, arrestohet 25-vjeçari! Procedohet bashkëpunëtori
- 09:53 Belgjika hap fabrikën më të madhe të satelitëve në Evropë, synon të rivalizojë Starlink