Gjashtë persona, mes tyre dy fëmijë të moshës 8 dhe 10 vjeç, kanë humbur jetën, pasi një avion i vogël u rrëzua në ujërat e Gjirit të Meksikës, në brigjet e shtetit të Misisipit, në SHBA.

Sipas autoriteteve të Rojës Bregdetare amerikane, në bordin e avionit ndodheshin gjashtë persona, katër të rritur dhe dy djem të mitur. Trupat e tyre u gjetën nga zhytësit brenda kabinës së avionit të fundosur.

Avioni i tipit Cessna 210 ishte nisur nga Neu Orleans me destinacion Fort Myers, në Florida. Sipas të dhënave të faqes së gjurmimit të fluturimeve FlightAuare, kontrolli ajror humbi kontaktin me avionin rreth orës 15:45 me orën lokale.

Mjeti fluturues u rrëzua në Gjirin e Meksikës, në zonën detare mes qytetit Pascagoula dhe ishullit Horn.

Operacioni i kërkim-shpëtimit zgjati disa orë. Fillimisht, ekipet gjetën në sipërfaqen e ujit vetëm tre jelekë shpëtimi, një gomone shpëtimi dhe pjesë të kabinës së avionit.

Koordinatori i operacionit të Rojës Bregdetare, komandanti Trevor Blount, shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave, duke vlerësuar bashkëpunimin mes institucioneve që mundësoi gjetjen e shpejtë të personave në bord.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: