Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta që kundërshtonte pezullimin e afateve të paraburgimit.
Në ankimim Meta ka pretenduar se ka qenë i pranishëm në çdo seancë gjyqësore dhe se nuk mund të mbajë përgjegjësi që janë shtyrë për shkaqe të ndryshme.
Ai pretendon se në çdo rast i ka thënë gjykatës se është i gatshëm ta bëjë vetë mbrojtjen pa avokat.










