Identifikohen dy shqiptarët që tentuan të vidhnin rezidencën e princit William në Britani (EMRAT)

25 Nëntor 2026 | 10:54

Janë identifikuar dy shqiptarët e dyshuar për vjedhjen e vilës së Princit William dhe Princeshës Kate në Norfolk në Britani të Madhe. Mediat britanike raportojnë se dy të arrestuarit janë identifikuar si 34-vjeçari Mirgen Doku dhe 32-vjeçari Arilen Ndoci.

Njëri prej tyre raportohet se ishte emigrant i paligjshëm në Britani, i cili kishte paraqitur më parë një kërkesë për azil, të cilës tashmë i kishte përfunduar afati. Ndërsa për statusin e personit tjetër nuk janë dhënë detaje.

Ngjarja u raportua mbrëmjen e së hënës, më 23 nëntor, pas një denoncimi për aktivitet të dyshimtë në një pronë që ndodhet në territorin e Sandringham Estate, rezidencë private e familjes mbretërore britanike.

Pas marrjes së njoftimit, policia zhvilloi një operacion të menjëhershëm duke vërë të mundur kapjen e autorëve. Në operacion mësohet se u angazhuan qen nuhatës, dronë dhe një helikopter i Shërbimit Ajror të Policisë Kombëtare.

Dy të dyshuarit nuk ia arritën të largohen nga vendngjarja pasi u kapën brenda territorit të pronës. Ata vijojnë të qëndrojnë në paraburgim, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hynë për të vjedhur rezidencën e princit William në Britani, 2 autorët e arrestuar janë shqiptarë (EMRAT)

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e dy personave të dyshuar për vjedhjen e vilës së Princit William dhe Princeshës Kate në Norfolk...
10:43 | 25/11/2026

Kundërshtonte pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e Ilir Metës

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar këtë të mërkurë kërkesën e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili kundërshtonte pezullimin e afateve...
10:35 | 25/11/2026

Shisnin drogë pranë shkollave dhe në hapësira publike, arrestohen 13 persona në Shkodër (VIDEO)

13 persona janë vënë në pranga këtë të mërkurë nga Policia e Shkodrës, pasi të organizuar në grupe shisnin lëndë narkotike pranë shkollave dhe ambienteve...
10:23 | 25/11/2026