Sulmohet doganieri i Kosovës gjatë detyrës, autori e godet me makinë dhe largohet Pas vendimit në shkallë të dytë për vrasjen e Liridonës, avokati i familjes, Leutrim Syla, ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale, ku rrëfen edhe një kërkesë të veçantë të dy fëmijëve, Dionit dhe Diarit, për nënën e tyre.
Në një mesazh të gjatë në llogarinë e tij në Facebook, Syla ka rrëfyer edhe një moment veçanërisht prekës, kur dy fëmijët e Liridonës, Dioni dhe Diari, i kishin kërkuar që një bluzë e tyre, me emrat e të dyve, të vendosej te varri i nënës.
Sipas avokatit, kërkesa e fëmijëve u realizua dhe atyre iu dërguan fotografi nga varri i së ëmës, ku ishte vendosur bluza e tyre.
Ai tregon se një tjetër moment që e ka prekur thellë ishte takimi me Dionin, i cili e njohu si avokatin e nënës së tij dhe i tha: “Faleminderit”.
“U kaplova nga lotët, por u kurseva nga sytë e tij. Nuk kisha mundësi të bëja më shumë sesa ta përqafoja fort e t’i përkëdhelja kokën”, shkruan Syla.
Avokati shprehet se gjatë gjithë procesit ka ndjerë një përgjegjësi të madhe ndaj dy fëmijëve, të cilët prisnin drejtësi për nënën e tyre. Ai falenderoi gjyqtarët, Prokurorinë, hetuesit e policisë, ekspertët, mediat dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë proces.
Në reagimin e tij, Syla thekson se ky rast dëshmoi se askush nuk është i paprekshëm përpara ligjit, pavarësisht ndikimit apo mbështetjes që mund të pretendojë se ka.
“Lufta për drejtësi duhet dhe do të vazhdojë. Kjo kauzë ju bëftë dritë e përjetshme Liridonës, qetësi shpirtërore dy engjëjve e familjes së saj”, përfundon ai.
Postimin e tij, avokati e ka shoqëruar edhe me fotografi, duke ndarë publikisht emocionet e këtij momenti pas përfundimit të procesit gjyqësor.
Top Channel