• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Tentuan të grabisnin rezidencën e Princit William dhe Kate në Angli, arrestohen dy shqiptarë

by Sport Sport
November 25, 2026
in Aktualitet, Kronikë
Tentuan të grabisnin rezidencën e Princit William dhe Kate në Angli, arrestohen dy shqiptarë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Dy persona me origjinë shqiptare kanë përfunduar në pranga në Angli, pasi dyshohet se kanë hyrë pa autorizim në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, në pronën mbretërore Sandringham, në Norfolk.

Ngjarja u regjistrua të hënën në mbrëmje, kur dy burrat depërtuan në ambientet e rezidencës Anmer Hall, duke shkaktuar aktivizimin e sistemeve të sigurisë. Sipas mediave britanike, njëri prej të arrestuarve dyshohet se qëndron ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Hetimet paraprake sugjerojnë se dy personat mund të mos e kenë ditur se prona i përkiste çiftit mbretëror dhe se qëllimi i tyre mund të ketë qenë vjedhja. Megjithatë, autoritetet po verifikojnë të gjitha rrethanat për të përjashtuar mundësinë e një motivi tjetër.

Sipas raportimeve, të dyshuarit ishin të maskuar dhe aktivizuan sistemet e avancuara të sigurisë së rezidencës, ku përfshihen kamera vëzhgimi, sensorë lëvizjeje dhe teknologji lazer.

Pas marrjes së sinjalizimit, policia nisi një operacion të gjerë kërkimi, ku u përfshinë qen nuhatës, dronë dhe një helikopter i Shërbimit Kombëtar të Policisë Ajrore, i pajisur me kamera infra të kuqe. Dy personat u lokalizuan dhe u arrestuan brenda territorit të pronës mbretërore.

Policia e Norfolkut konfirmoi se në momentin e incidentit nuk kishte njeri në banesë. Të dy të arrestuarit vijojnë të qëndrojnë në paraburgim, ndërsa hetimet për ngjarjen janë në zhvillim.

Anmer Hall shërben si rezidencë pushimi për Princin William dhe Princeshën Kate. Prona iu dhurua çiftit nga Mbretëresha Elizabeth II me rastin e martesës së tyre në vitin 2011. Ndërsa banesa e tyre kryesore ndodhet në Forest Lodge, në Windsor, ku jetojnë së bashku me tre fëmijët, George, Charlotte dhe Louis, familja mbretërore e përdor rezidencën në Norfolk gjatë fundjavave dhe pushimeve shkollore.

Previous Post

29 shoqata e sindikata letër qeverisë dhe BE: Mos tatoni pagën minimale, rishikoni pagat e ulëta

Sport Sport

Sport Sport

TË FUNDIT

Tentuan të grabisnin rezidencën e Princit William dhe Kate në Angli, arrestohen dy shqiptarë

Tentuan të grabisnin rezidencën e Princit William dhe Kate në Angli, arrestohen dy shqiptarë

November 25, 2026
29 shoqata e sindikata letër qeverisë dhe BE: Mos tatoni pagën minimale, rishikoni pagat e ulëta

29 shoqata e sindikata letër qeverisë dhe BE: Mos tatoni pagën minimale, rishikoni pagat e ulëta

November 25, 2026
Bënë namin me grabitje në banesa në Spanjë, tre shqiptarët përfundojnë në burg

Bënë namin me grabitje në banesa në Spanjë, tre shqiptarët përfundojnë në burg

November 25, 2026
Vrau bashkëshorten në Greqi në sy të katër fëmijëve, burg përjetë për shqiptarin

Vrau bashkëshorten në Greqi në sy të katër fëmijëve, burg përjetë për shqiptarin

November 25, 2026
Digjet gjatë natës një automjet në Vlorë, dyshimet

Digjet gjatë natës një automjet në Vlorë, dyshimet

November 25, 2026
Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë në Shqipëri

Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë në Shqipëri

November 25, 2026
Horoskopi për sot, 24 tetor 2026: Çfarë rezervojnë yjet për dashurinë, karrierën dhe financat

Horoskopi për ditën e mërkurë, 25 nëntor 2026

November 25, 2026
Rikthehen reshjet e shiut/ Parashikimi i motit për sot, 25 nëntor 2026

Rikthehen reshjet e shiut/ Parashikimi i motit për sot, 25 nëntor 2026

November 25, 2026
Ligji i ri në Australi/ Gjoba miliardëshe për Google, Meta dhe TikTok

Ligji i ri në Australi/ Gjoba miliardëshe për Google, Meta dhe TikTok

November 24, 2026
Kosovë/ Mbrojtja e Thaçit rezervon të drejtën për të apeluar dënimin për pengim të drejtësisë

Kosovë/ Mbrojtja e Thaçit rezervon të drejtën për të apeluar dënimin për pengim të drejtësisë

November 24, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Një profil i provuar në luftën kundër kontrabandës: Fation Shehu në krye të Doganave

    Një profil i provuar në luftën kundër kontrabandës: Fation Shehu në krye të Doganave

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet lokale të 9 majit, kandidatët e mundshëm të PS-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL