Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e Ilir Metës për pezullimin e afateve të paraburgimit

Aktualitet

Publikuar: 25/11/2026

Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e Ilir Metës për pezullimin e afateve të paraburgimit

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili kundërshtonte pezullimin e afateve të paraburgimit.

Në ankimin e tij, Meta ka pretenduar se ka qenë i pranishëm në çdo seancë gjyqësore dhe se nuk mund të mbajë përgjegjësi për shtyrjet e proceseve për shkaqe të ndryshme. Ai ka theksuar se në çdo rast i ka shprehur gjykatës gatishmërinë për të vijuar procesin edhe pa praninë e avokatëve, duke marrë përsipër vetë mbrojtjen.

Meta ka argumentuar gjithashtu se shtyrjet e seancave nuk kanë ardhur për shkak të tij, por si pasojë e bojkotit të Dhomës së Avokatisë.

Në përfundim, Apeli i GJKKO-së ka vendosur të rrëzojë kërkesën e tij. Pritet zbardhja e vendimit të arsyetuar të gjykatës.