Bajrami sfidon raportin e Kurtit: Ku mbetën premtimet e qeverisë?

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar raportin e publikuar nga kryeministri Albin Kurti për punën dhe rezultatet e qeverisjes së tij.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka ngritur pikëpyetje për përmbushjen e zotimeve në fusha si infrastruktura, arsimi, shëndetësia, energjia dhe lufta kundër korrupsionit.

Të lidhura

None found

Bajrami ka pyetur nëse në raportin e qeverisë do të përfshihej ndërtimi i 160 çerdheve, përfundimi i rrugëve drejt Podujevës, Pejës dhe Mitrovicës, si dhe mbyllja e punimeve për rrugën e Gjilanit, për të cilën, sipas saj, është raportuar për herë të 13-të.

Ajo ka kërkuar sqarime edhe për premtimet që lidhen me rezervat shtetërore, furnizimin e spitaleve me barna, ndërtimin e hekurudhave dhe digave, bashkimin kombëtar dhe kërkimfaljen nga Serbia.

Deputetja e LDK-së ka kërkuar gjithashtu përgjegjësi për mënyrën se si janë përdorur rreth 20 miliardë euro, që sipas saj kanë qenë në dispozicion të Kurtit gjatë periudhës së qeverisjes.

“Çfarë do të raportonte për gjashtë vjet? Çfarë ka ndodhur me premtimet e tij dhe çfarë presin qytetarët, përveç uljes së çmimit të biletave për të ikur në Gjermani?”, ka shkruar Bajrami.

Reagimi i saj erdhi pasi kryeministri Kurti publikoi dokumentin me arritjet e pretenduara të Qeverisë Kurti 2, ku theksoi rritjen ekonomike, rritjen e pagave, punësimin dhe mbështetjen sociale për qytetarët.


Shtuar më 25.11.2026 11:21

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişsahabetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetkavbetgrandpashabet girişTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetSahabetjojobetqueenbetForum zamparalargüvenilir bahis siteleribahis siteleriCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetsahabetsahabetSon Dakikajojobetblack jack insurancejojobetjojobet güncel