Një ditë pasi u përjashtua nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, Elisa Spiropali po mban një konferencë për shtyp.

"Po e marr si dekoratë. Mes të qenurit edhe kryetarja më e re e zgjedhur në historinë e kuvendit të Shqipërisë edhe gruaja e parë e përjashtuar nga një forum partie në 2026, për arsye të qëndrimeve të saj. Mendoj se s’duhet të çuditemi fare. S’ka asgjë për tu habitur për sa kohë që ata duhet ët ikin rrinë dhe ata që duhet të rrinë, ikin", tha Spropali. 

Elisa Spiropali i cilësoi nul vendimet për përjashtimin e saj nga forumet e PS-së dhe grupi parlamentar socialist, duke thënë se as në Asamblenë Kombëtare dhe as në mbledhjen e grupit nuk pati votim. Në konferencën për shtyp, ajo tha se mbledhja e grupit nuk kishte rend dite dhe se vendimi u mor pa e dëgjuar.

“As Koçi Xoxe e Kadri Hazbiu s’i bënin këto nëpër mbledhje të mbyllura, pa u dëgjuar ai që po akuzohej”, tha Spiropali.

Sa i takon përjashtimit, Spiropali thotë se "do ta bëj betejën time në PS sepse duhet të largohen ata që i kanë rënë Shqipërisë në qafë, ata, vendimmarrja e të cilëve ka ndikuar në jetën e njerëzve, që kanë abuzuar me pushtetitn, që tregojnë arrogancë, që sot deputetët e PS kanë frikë të pinë kafe me njëri-tjetrin sa i kërkon përballjes publike."

Votimi i deputetëve socialistë erdhi 10 ditë pasi Asambleja e PS-së e përjashtoi atë nga të gjitha forumet e partisë. Deputetët socialistë votuan të martën në një mbledhje me dyer të mbyllura, ku munguan si kryeministri Edi Rama, ashtu edhe vetë Spiropali. Sipas burimeve të Report Tv, të gjithë deputetët e pranishëm votuan pro largimit të saj nga grupi, ndërsa Erion Braçe dhe Bledi Çuçi abstenuan.

Me largimin e Spiropalit, grupi parlamentar i PS-së mbetet me 81 deputetë. Për të arritur shumicën e cilësuar prej 84 votash, që nevojitet për miratimin e ligjeve që kërkojnë tri të pestat, socialistët varen tashmë nga votat e të tre deputetëve të partisë së Tom Doshit.

Lajmi në përditësim....

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:50
Spiropali për Ballukun: Nuk e shoh si xhelat, por si viktimë! Duhet të mbajmë përgjegjësi, PS s’duhet ta hedhë trashëgiminë e saj në kosh

1795601961_elisaspiropali.png

‘Viktimë’ e quan Elisa Spiropali atë që shpesh ia quajnë si ‘rivale’, Belinda Ballukun. Ajo shprehet se deputetja nuk pyet për integritet pasi “pushteti absolut korrupton tërësisht”.

Spiropali kërkon përgjegjësi politike nga PS dhe çrrënjosjen e modelit, ndërsa thekson se partia s’duhet të katandiset si të tjerat.

“Bela, Lali, Bela, Elisa. Vihen përballë njëri tjetrit në këtë model njerëz, për çfarë? Këtu nuk ka lidhje me emri, madje kam keqardhje për personin në fjalë që ma vini përballë sepse mendoni që ma vini xhelat, unë mendoj që është viktimë. Që nuk pyet për integritet, nuk ka kufij për mënyrën se si e ushtron legjitimitetin. Punët publike kanë ngelur rrugëve. Unë mendoj që pushteti korrupton absolutisht, pushteti absolut korrupton tërësisht dhe nuk ka përjashtime nga kjo, në asnjë vend të botës sepse natyra njerëzore është e tillë nëse s’ka fre, ligje e institucione nëse s’ka kufi. Nuk janë kumbullat, dardhat, mollët, është bahçja që kontaminohet dhe më pas, përgjegjësia. A duhet të mbajmë përgjegjësi? Patjetër, si kaloka kjo pa përgjegjësi? Në momentin që kam bërë letrën e dytë, në momentin që filluan protestat e dhunshme. Njerëzit u ndien të shpërfillur sepse nuk mund t’i vëmë përballë pasyra, duhet të tregojmë besnikëri reale në funksion të forcimit të shtetit se kemi bërë shumë punë, nuk duhet ta hedhim gjithë trashëgiminë tonë në kosh dhe nuk duhet që PS të katandiset si të tjerat. Në këtë pikë ne duhet të çrrënjosim këtë model, t’i ofrojmë Shqipërisë diçka tjetër. Pse duhet të vuajë PS që të thirret nën armë kur s’ka qenë fare pjesë e vendimmarrjeve? Socialistët janë tërësisht të përjashtuar nga ndarja e pushtetit”, tha Spiropali.

Ora 11:39
Përjashtimi/ Spiropali: 40 vetë s’e ngritën dorën në mbledhjen e grupit, legjitimim i vendimmarrjes individuale

1795602083_elisaspiropali.jpg

Sipas mesazheve që thotë se i kanë ardhur pas mbledhjes së djeshme të grupit të PS, Elisa Spiropali shprehet se 40 vetë nuk kanë ngritur dorën për përjashtimin e saj.

“Dje në mbledhjen e grupit parlamentar 40 vetë as e kanë ngritur dorën, kishte një legjitimim të një vendimmarrjeje individuale. Evropa nuk është një akt burokratik i plotësismit të disa listave, është standard, liri, kurajë për të ndryshuar situatën tënde, por sot a ka shanse ta ndryshosh kur përqendrimi i pushtetit është kaq i madh sa njerëzit ndihen të përjashtuar? Si i kemi sot institucionet? Gëzon respekt institucioni i Kuvendit?”, tha Spiropali.

Ora 11:36
Spiropali: Betejën do ta bëj në PS, të largohen ata që kanë abuzuar me pushtetin! Socialistët, jo kthim pas

Elisa Spiropali s’ka ndërmend ta braktisë Partinë Socialiste, as pas përjashtimit. Ajo shprehet se u qëndron parimeve të majta dhe duhet të largohen vetëm ata që kanë abuzuar me pushtetin. Ajo bën thirrje që socialistët të bëhen bashkë kundër modelit të qeverisë dhe mos të kthehen pas.

“Unë jam një socialiste e bindur, jam progresiste, e majtë, por e konsideroj veten edhe një shqiptare të mirë, patriote të këtij vendi. Nuk di që në detyrat e mia publike të kem bërë ndonjë turp, përkundrazi. Do ta bëj betejën time aty sepse duhet të largohen ata që i kanë rënë Shqipërisë në qafë, ata, vendimmarrja e të cilëve ka ndikuar në jetën e njerëzve, që kanë abuzuar me pushtetitn, që tregojnë arrogancë, që sot deputetët e PS kanë frikë të pinë kafe me njëri-tjetrin sa i kërkon përballjes publike. Nuk kam arsye të largohem nga fronit. U bëj thirrje të gjithë socialistëve, jo kthimit pas në reminishencat e 1974, por ata që besojnë që PS dhe e majta shqiptare i kanë rrënjët te Fan Noli dhe jo te Koçi Xoxe, te socializmi demokrat, progresizmi, lufta për njerëzit, çfarë lidhje kanë socialistët me këto sjellje që nuk i bëjnë nder PS? Unë kam vënë fytyrën, jetën, kohën dhe nuk pendohem, mbaj përgjegjësitë e mia. U bëj thirrje atyre që duan ndryshimin, kjo s’është çështje e një njeriu, është çështje e modelit. Ata që dalin në rrugë thonë nuk na përfaqësoni, si t’i përfaqësojmë ne? Ata vetë s’kanë guxim të shohin njëri-tjetrin në sy për vendimmarrjen”, tha Spiropali.

Ora 11:31
Përjashtimi nga PS dhe grupi parlamentar, Spiropali: Vendime nul, s’pati votime! As Kadri Hazbiu s’i bënte këto nëpër mbledhje të mbyllura pa e dëgjuar atë që akuzohej (VIDEO)

 

Elisa Spiropali i cilësoi nul vendimet për përjashtimin e saj nga forumet e PS-së dhe grupi parlamentar socialist, duke thënë se as në Asamblenë Kombëtare dhe as në mbledhjen e grupit nuk pati votim. Në konferencën për shtyp, ajo tha se mbledhja e grupit nuk kishte rend dite dhe se vendimi u mor pa e dëgjuar. “As Koçi Xoxe e Kadri Hazbiu s’i bënin këto nëpër mbledhje të mbyllura, pa u dëgjuar ai që po akuzohej”, tha Spiropali.

"As isha në atë mbledhje grupi, as kishte rend dite. Aty au bë votim, u bë legjitim i një vendimi jo legjitim i një vendimi të asamblesë kombëtare që s’kishte votim. Kaq e madhe qenka frika nga fjalët e një gruaje, lërë me veprimi. Gratë nuk janë fasadë për t’i vendosur aty kur ka fushatë dhe të duken bukur, gratë kanë dhe qëndrime. Kur nuk përputhen me qëndrimin e udhëheqjes. Unë diskutimet i bëra aty, s’ka rëndësi a jam unë flamingo e parë. Unë nuk jam, do ta kisha për nder. Por flamengot janë një shprehje  e kërkesës shoqërore për tu ngritur në një nivel tjetër, demokratizim. As Koçi Xoxe e Kadri Hazbiu si bënte këto nëpër mbledhje të mbyllura, pa u dëgjuar ai që po akuzohej. Ca është kjo që partitë duhet të jenë grusht i bashkuar për unitetin. Kam mbajtur debatin me Berishën në kuvend, se ai përfaqëson këtë model brenda partisë së tij dhe opozitës në këndvështrimin tim. Por s’mund të këtë vendimmarrje të tilla, që më shumë se legjitimitet ato shprehen arbitraritetin ekstrem të vendimmarrjes së pak njerëzve", tha Spiropali. 

Ora 11:25
Përjashtimi/ Spiropali: E mbaj si dekoratë! Kam përgjegjësitë e mia në konsolidimin e pushtetit të personalizuar (VIDEO)

 

Elisa Spiropali e quan “dekoratë” të qenët e para grua në 35 vjet që përjashtohet nga një parti politike. Ajo thotë se tanimë sistemi elektoral është moçal politik dhe nuk ka më puls për nevojën e shoqërisë për më shumë përfaqësim.

Ajo shprehet se qëndrimet publike që ka mbajtur erdhën nga një analizë e gjatë se gjërat kanë ndryshuar. Më tej, pranoi përgjegjësitë e saj për krijimin e kësaj mënyre qeverisjeje e pushteti.

“Ti përmende historinë. Unë jam e para grua në 35 vjet dhe po e marr si dekoratë këtë meqë jam edhe kryetarja më e re e zgjedhur e Kuvendit të Shqipërisë. Me këto dy skaje, duke qenë edhe gruaja e parë e përjashtuar nga një parti në 2026 për arsye të qëndrimeve të mia, nuk duhet të çuditemi fare. Nuk ka asgjë për sa kohë që ata që duhet të ikin, rrinë dhe ata që duhet të rrinë, ikin. Mendoj se do të shohim edhe shumë të tjera sepse Shqipëria ka hyrë në një fazë shumë delikate. Këtë qëndrime kam mbajtur edhe para protestave të flamingove, për t’iu përgjigjur kohës për mënyrën si vepron pushteti dhe vendimmarrja. Kam folur për nevojën për reformim të sistemit tonë elektoral që tanimë është moçal politik, është në stanjacion të plotë të përfaqësimit politik. Këtu nuk pulson më nevoja e shoqërisë për më shumë përfaqësim.

Në momentin që unë kam mbajtur qëndrime publike për t’i vënë fre pushtetit, për ta kufizuar në funksion të një Shqipërie që është e të gjithëve, në momentin që kam mbajtur qëndrime që nuk udhëhiqeshin nga një nevojë personale, di ta bëj shumë mirë brenda forcës sonë politike, na ka mësuar koha e përgjegjësitë, por ishte koha për ta kuptuar që gjërat kanë ndryshuar thellësisht. Në atë kohë shumë ngritën vetulla dhe pyetën nga erdhi kjo, ishte një analizë. E mbaj si dekoratë që jam përjashtuar. Pa diskutim që kam edhe unë përgjegjësitë e mia në konsolidimin e pushtetit të personalizuar dhe partisë së një njeriu, qeverisë dhe pushtetit të një njeriu, kjo është përtej pushtetit të Edi Ramës dhe raportit personal. Ishte ajo nevojë e brendshme për të thënë që dinjiteti njerëzor dhe guximi qytetar janë më të fortë se çdo triumfalizëm. Kur kjo mungon, s’ka shtyllë që e mban në këmbë, s’ka rëndësi sa mandate”, tha Spiropali.