Spiropali flet pas përjashtimit nga grupi i PS: Jam e para grua që përjashtohem në 35 vjet. Po e marr si dekoratë

25 Nëntor 2026 | 11:25

Deputetja, Elisa Spiropali ka dalë këtë të mërkurë në një konferencë për mediat lidhur me përjashtimin e saj nga grupi i PS. Spiropali teksa u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve u shpreh se ajo është gruaja e parë që në 35 vite përjashtohet nga grupi i PS. Sipas saj do të ketë edhe raste të tjera.

“Unë jam e para grua në 35 vjeç që përjashtohet. Po e marr si dekoratë, meqë jam edhe kryetarja më e re e Kuvendit të Shqipërisë. Në këto dy skaje s’duhet të çuditemi fare. S’ka asgjë për t’u habitur ku ata që duhet të ikin rrinë dhe ata që duhet të rrinë ikin.

Unë mendoj se do të kemi dhe do të shohim edhe shumë të tjera të tilla, sepse Shqipëria ka hyrë në një fazë shumë delikate të zhvillimit të saj. Unë këtë qëndrim e kam mbajtur edhe pak para protestave të flamingove për udhëkryqin ku ndodhet Shqipëria në raport me kohën dhe në raport me nevojën për t’u ngritur përtej këtij sistemi aktual.

Kam folur për nevojën e reformimit të sistemit elektoral, është e qartë që ka prodhuar moçal politik. Këtu nuk pulson më nevoja e shoqërisë për më shumë përfaqësim, ne kemi lëvizur në një drejtim tjetër në momentin që kam mbajtur qëndrime publike në funksion të Shqipërisë dhe jo vetëm të atyre që kanë pushtetin”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

A do të krijoni parti të re? Spiropali: Do ta vijoj betejën në Partinë Socialiste

Pas vendimit për përjashtimin e saj nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, Elisa Spiropali në një konferencë për mediat, e ka cilësuar procesin si një...
11:42 | 25/11/2026

“Votimi nuk ka vlerë”, Spiropali: Nuk mu dha mundësia as të flas në Grupin Parlamentar

Deputetja Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në konferencën për mediat pas përjashtimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ka folur edhe lidhur me qëndrimet...
11:39 | 25/11/2026

Trafikimi i drogës përmes lëkurës së gjedhëve, SPAK jep pretencën për 10 të akuzuarit me gjykim të shkurtuar

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka shpallur këtë të mërkurë pretencën për grupin e dyshuar për trafikimin të lëndëve narkotike...
11:16 | 25/11/2026