Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka paralajmëruar se largimet nga Partia Socialiste do të vijojnë, edhe pas përjashtimit të saj nga grupi parlamentar dhe forumet drejtuese. Përmes një deklarate nga Kryesia e Kuvendit, ajo la të kuptohet se zhvillimet e fundit brenda PS-së nuk do të jenë të fundit, duke theksuar.

“Do të kemi dhe do të shohim edhe shumë të tjera”, tha Spiropali, duke iu referuar vendimit të grupit të PS, ndaj saj.

Elisa Spiropali:

“Unë jam e para grua në 35 vite që përjashtohem nga PS dhe po e marr si dekoratë këtë. Unë isha dhe kryetarja më e re e zgjedhur nga Kuvendi dhe gruaja e parë e përjashtuar nga një forum partie, mendoj se nuk duhet të habitemi fare. Nuk ka asgjë për t’u habitur këtu, kur ata që duhet të ikin, rrinë dhe ata që duhet të rrinë, ikin. Do të kemi dhe do të shohim edhe shumë të tjera të tilla. Shqipëria ka hyrë në një fazë delikate të zhvillimit të saj”.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb