“Votimi nuk ka vlerë”, Spiropali: Nuk mu dha mundësia as të flas në Grupin Parlamentar

25 Nëntor 2026 | 11:39

Deputetja Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në konferencën për mediat pas përjashtimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ka folur edhe lidhur me qëndrimet e saj publike, përgjegjësitë e brendshme dhe atë që e cilësoi si konsolidim të pushtetit të personalizuar.

Ajo u shpreh se qëndrimet e mbajtura prej saj nuk kanë qenë të diktuara nga interesa personale, por kanë synuar kufizimin e pushtetit në funksion të Shqipërisë dhe reflektimin mbi ndryshimet brenda forcës politike.

 “Në momentin që unë kam mbajtur qëndrime publike për t’i vënë fre pushtetit, për ta kufizuar në funksion të një Shqipërie që është e të gjithëve, në momentin që kam mbajtur qëndrime që nuk udhëhiqeshin nga një nevojë personale, di ta bëj shumë mirë brenda forcës sonë politike, na ka mësuar koha e përgjegjësitë, por ishte koha për ta kuptuar që gjërat kanë ndryshuar thellësisht.

Në atë kohë shumë ngritën vetulla dhe pyetën nga erdhi kjo, ishte një analizë. E mbaj si dekoratë që jam përjashtuar. Pa diskutim që kam edhe unë përgjegjësitë e mia në konsolidimin e pushtetit të personalizuar dhe partisë së një njeriu, qeverisë dhe pushtetit të një njeriu, kjo është përtej pushtetit të Edi Ramës dhe raportit personal.

Ishte ajo nevojë e brendshme për të thënë që dinjiteti njerëzor dhe guximi qytetar janë më të fortë se çdo triumfalizëm. Kur kjo mungon, s’ka shtyllë që e mban në këmbë, s’ka rëndësi sa mandate”, tha ajo.

Spiropali për përjashtimin e saj nga forumet e PS-së dhe grupi parlamentar socialist tha se as në Asamblenë Kombëtare dhe as në mbledhjen e grupit nuk pati votim.

“As isha në atë mbledhje grupi, as kishte rend dite. Aty nuk u bë votim, u bë legjitim i një vendimi jo legjitim i një vendimi të asamblesë kombëtare që s’kishte votim. Kaq e madhe qenka frika nga fjalët e një gruaje, lërë me veprimi. Gratë nuk janë fasadë për t’i vendosur aty kur ka fushatë dhe të duken bukur, gratë kanë dhe qëndrime. Kur nuk përputhen me qëndrimin e udhëheqjes. Unë diskutimet i bëra aty, s’ka rëndësi a jam unë flamingo e parë. Unë nuk jam, do ta kisha për nder.

Por flamengot janë një shprehje  e kërkesës shoqërore për tu ngritur në një nivel tjetër, demokratizim. As Koçi Xoxe e Kadri Hazbiu si bënte këto nëpër mbledhje të mbyllura, pa u dëgjuar ai që po akuzohej.

Ca është kjo që partitë duhet të jenë grusht i bashkuar për unitetin. Kam mbajtur debatin me Berishën në kuvend, se ai përfaqëson këtë model brenda partisë së tij dhe opozitës në këndvështrimin tim. Por s’mund të këtë vendimmarrje të tilla, që më shumë se legjitimitet ato shprehen arbitraritetin ekstrem të vendimmarrjes së pak njerëzve”, tha Spiropali. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

A do të krijoni parti të re? Spiropali: Do ta vijoj betejën në Partinë Socialiste

Pas vendimit për përjashtimin e saj nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, Elisa Spiropali në një konferencë për mediat, e ka cilësuar procesin si një...
11:42 | 25/11/2026

Spiropali flet pas përjashtimit nga grupi i PS: Jam e para grua që përjashtohem në 35 vjet. Po e marr si dekoratë

Deputetja, Elisa Spiropali ka dalë këtë të mërkurë në një konferencë për mediat lidhur me përjashtimin e saj nga grupi i PS. Spiropali teksa u...
11:25 | 25/11/2026

Trafikimi i drogës përmes lëkurës së gjedhëve, SPAK jep pretencën për 10 të akuzuarit me gjykim të shkurtuar

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka shpallur këtë të mërkurë pretencën për grupin e dyshuar për trafikimin të lëndëve narkotike...
11:16 | 25/11/2026