Top News – 2 milionë USD e makinë të blinduar / Shpëtohen 30 pengje në supermarket, ndërhyn policia
25/11/2026 11:38

Forcat kolumbiane të sigurisë ndërhynë në një supermarket në qytetin bregdetar të Kartagjenës, në bregun e Karaibeve, herët të mërkurën, duke i dhënë fund një pengmarrjeje që zgjati gjithë ditën. Presidenti njoftoi se të gjithë pengjet janë shpëtuar, ndërsa një nga pengmarrësit është vrarë. Disa shpërthime u dëgjuan para se forcat e sigurisë të hynin në ndërtesë, ku besohej se mbaheshin rreth 20 persona nga individë të armatosur. "Në një operacion të përbashkët të jashtëzakonshëm mes Policisë Kombëtare dhe Forcave të Armatosura, të gjithë pengjet u shpëtuan," deklaroi presidenti Abelardo de la Espriella në një video të postuar në rrjetet sociale. Pak pas mesnatës, një helikopter policie fluturoi ulët mbi qendrën tregtare, ndërsa forcat e sigurisë u grumbulluan jashtë supermarketit, sipas raportimeve të gazetarëve të AFP-së. Më pas, shpërthime të forta u dëgjuan në kompleks ndërsa ekipet taktike hynin brenda. Besohet se në momentin e ndërhyrjes, brenda ndodheshin rreth 20 pengje. Dhjetë nga rreth 30 personat që mbaheshin fillimisht, ishin liruar tashmë gjatë situatës së tensionuar që zgjati 17 orë; mes tyre kishte edhe disa gra të moshuara. Pak çaste më vonë, ushtarë u panë brenda supermarketit "Exito", ndërsa forcat e sigurisë merrnin nën kontroll ndërtesën.

Top News – Çmimet 90 për qind më të larta / Irani mbetet sfidues: Nuk pyesim për bllokadën e SHBA
25/11 11:39
Top News – 2 milionë USD e makinë të blinduar / Shpëtohen 30 pengje në supermarket, ndërhyn policia
25/11 11:38
Top News – Një i huaj në ‘Pallatin Qiellor’ të Kinës / Pekini ‘zgjeron’ diplomacionë hapësinore
25/11 11:32
Top News – Fitoi 15 mln USD nga kthimi i Huang / Trump i bëri presion Nvidia-s, aksionet ‘në qiell’
25/11 10:35
Top News – Zvicra e hapi pak ditë më parë. Kim Jong un mbyll sërish zyrën diplomatike të Bernës
25/11 10:05
Top Channel/ Trump fitoi 15 milionë USD nga rikthimi i Huang në Nvidia
24/11 23:31
Top Channel/ Plani i Trump për NATO, më pak trupa amerikane
24/11 23:29
Top Channel/ Rrëzohet avioni ushtarak, 5 të vdekur në Turqi
24/11 23:25
Top Channel/ Pekini “vishet” kuqezi! Festë në prag të Pavarësisë
24/11 23:21
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj CIA, ekspozohen informacione
24/11 23:18
Top News- Çfarë ndodh kur një armë bërthamore shpërthen në hapësirë? ‘Sputnik-S’ kundër Starlink
24/11 22:50
Top News- Brukseli i jep sinjal të fortë Serbisë: Beogradi rrezikon të largohet nga BE
24/11 22:11
Top Channel/ Bota në alarm nga “Mega El Nino”! Çfarë pritet të ndodhë me motin këtë dimër?
24/11 21:33
Top Channel/ Manipulim dëshmitarësh dhe mashtrim, Nicolas Sarkozy del para gjykatës
24/11 21:26
Top Channel/Moment tensioni/ Drejtuesi i seancës i fik mikrofonin Vuçiçit, reagimi i ish-presidentit
24/11 21:21
Top News- Frikë për sulm ndaj fabrikave të armëve/ Shërbimi i Inteligjencës: Rusia mund të sulmojë
24/11 20:30
Top News- Sulmi ndaj anijeve ruse në Libi/ Ukraina këmbëngul se ishte akt vetëmbrojtjeje
24/11 19:30
Top News – Iraku kërkon naftën e kurdëve/ Haset në refuzim, rrezik për përshkallëzim të tensioneve
24/11 16:32
Top Channel/ Lobim për kompani naftë? Senati nis hetime për zv/presidentin e SHBA, Vance!
24/11 16:23
Top Channel/ Samiti BE-Ballkani Perëndimor, sërish pa Serbinë: Por optimist për lidershipin e ri!
24/11 16:14