A do të krijoni parti të re? Spiropali: Do ta vijoj betejën në Partinë Socialiste

25 Nëntor 2026 | 11:42

Pas vendimit për përjashtimin e saj nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, Elisa Spiropali në një konferencë për mediat, e ka cilësuar procesin si një akt arbitrar dhe të palegjitimuar, pasi nuk i është dhënë mundësia të jetë e pranishme dhe të flasë në mbledhje.

E pyetur nga gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, mbi të ardhmen e saj politike, nëse do të krijojë një forcë të re politike apo do të vijojë betejën brenda Partisë Socialiste, Spiropali riafirmoi identitetin e saj si socialiste, duke paralajmëruar se nuk do të tërhiqet nga beteja e saj politike.

“Gjenerata Z nuk është armiku i pushtetit, i shërben themelit të tij. Nuk isha në atë mbledhje, nuk kishte rend dite të bëhej votim, aty u bë një legjitimim i Asamblesë Kombëtare.

Kolegët kërkuan që unë minimalisht të isha aty që të flisja. Nuk e kuptoj se kaq e madhe qenka frika nga fjala e një gruaje. Gruaja nuk është fasadë, por ka qëndrim. Unë nuk jam flamingo e parë, do ta kisha për nder, por flamingot janë pjesë e shoqërisë për t’u ngritur në një nivel tjetër.

Unë e kam ngritur dorën grusht për të bërë beteja brenda mazhorancës. Kam mbajtur debate me Berishën në Kuvend. Nuk mund të ketë vendimmarrje të tilla legjitimiteti, ato shprehin arbitraritet.

Jam një socialiste e bindur, jam e majtë, qytetare e këtij vendi. Nuk di që në ndonjë detyrë timen të kem bërë ndonjëherë turp. Unë do ta bëj betejën time brenda PS-së, dhe për t’u rrëfyer janë ata që i kanë rënë Shqipërisë në qafë, ata që kanë abuzuar me pushtetin, ata që sot, kanë frikë të mbajnë qëndrime.

Unë kam vënë fytyrën, kam vënë jetën, kam vënë gjithçka dhe jam krenare, nuk pendohem. Mbaj përgjegjësi për aq sa më takon, kjo nuk diskutohet.

Është momenti për të kuptuar që pushteti mbahet nga besimi dhe ata që të kanë dhënë votën mund të ta kthejnë, mund të dalin në bulevard”, u shpreh Spiropali.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Votimi nuk ka vlerë”, Spiropali: Nuk mu dha mundësia as të flas në Grupin Parlamentar

Deputetja Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në konferencën për mediat pas përjashtimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ka folur edhe lidhur me qëndrimet...
11:39 | 25/11/2026

Spiropali flet pas përjashtimit nga grupi i PS: Jam e para grua që përjashtohem në 35 vjet. Po e marr si dekoratë

Deputetja, Elisa Spiropali ka dalë këtë të mërkurë në një konferencë për mediat lidhur me përjashtimin e saj nga grupi i PS. Spiropali teksa u...
11:25 | 25/11/2026

Trafikimi i drogës përmes lëkurës së gjedhëve, SPAK jep pretencën për 10 të akuzuarit me gjykim të shkurtuar

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka shpallur këtë të mërkurë pretencën për grupin e dyshuar për trafikimin të lëndëve narkotike...
11:16 | 25/11/2026