Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali në konferencë për mediat foli edhe për Belinda Ballukun. Në media është artikuluar prej një kohe të gjatë përplasja mes Spiropalit dhe Ballukut dhe se largimi i saj nga qeveria dhe më pas përjashtimi nga forumet e PS dyshohet si pasojë e pushtetit që ushtron ish-zv/kryeministrja tek Edi Rama.
Por Spiropali theksoi se i vjen keq për Ballukun. Ajo shtoi se nuk e sheh si “xhelate” Ballukun, por viktimë të sistemit që nuk pyet për ligje dhe nuk ka integritet.
Elisa Spiropali: Në këtë pikë, unë kam keqardhje për personin në fjalë që ma vini përballë. Nuk e mendoj xhelat, por viktimë të këtij modeli që nuk pyet për kufizime, për ligje, për procedura, për integritet të lartë publik, nuk ka kufij për mënyrën se si ushtron pushtetin. Dhe kemi ardhur në këtë pikë të mungesës totale të legjitimitetit.
Punët publike knaë mbetur rrugëve totalisht, atë që nuk duhet ta bënim ne.
