Wednesday / November 25 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Bota SHBA

Trump tërhiqet nga planet për marrëveshje biznesi me Rusinë

Share Share Icon

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka lënë mënjanë planet për të përdorur marrëveshjet e biznesit si një stimul ekonomik për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, pasi Moska ka shfaqur pak interes për projektet e propozuara në sektorët e energjisë dhe aviacionit. Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, dhe i dërguari i posaçëm Steve Witkoff kanë informuar zyrtarët europianë se bashkëpunimi mes kompanive amerikane dhe ruse nuk përbën më një element qendror të ofertës së Uashingtonit ndaj Moskës, raportoi Financial Times, duke iu referuar pesë zyrtarëve të informuar mbi ndryshimin e strategjisë.

Gjatë muajve të fundit, negociatorët amerikanë kishin diskutuar disa mundësi bashkëpunimi ekonomik, që mund të realizoheshin pas përfundimit të luftës në Ukrainë. Propozimet përfshinin investime të kompanive amerikane në industrinë ruse të naftës dhe prodhimin e titanit, rifillimin e furnizimit të Europës me gaz rus nëpërmjet tubacioneve, si dhe rikthimin e kompanive ajrore amerikane në hapësirën ajrore ruse. Në tetor, zyrtarë të lartë amerikanë dhe rusë, përfshirë Kushner, kishin zhvilluar diskutime mbi mundësinë e përfshirjes së një investitori amerikan në projektin Nord Stream, tubacionet që furnizonin Gjermaninë me gaz rus përpara pushtimit të Ukrainës.

Kushner, i angazhuar në negociatat për arritjen e një armëpushimi, e kishte konsideruar bashkëpunimin ekonomik si një element të rëndësishëm për rivendosjen e paqes. Megjithëse zyrtarët rusë fillimisht kishin reaguar pozitivisht ndaj disa prej propozimeve amerikane, interesi i Moskës është zbehur gjatë negociatave. Kremlini vazhdon të kërkojë lëshime territoriale nga Ukraina dhe plotësimin e kushteve të tjera që Kievi i konsideron të papranueshme.

Në një deklaratë të publikuar të dielën mbi ecurinë e negociatave, Kushner nuk përmendi më stimujt ekonomikë për Rusinë, duke u përqendruar në organizimin e garancive të sigurisë pas përfundimit të luftës. Ndërkohë, në tetor, administrata Trump kishte pezulluar përkohësisht disa sanksione amerikane ndaj karburanteve ruse, pasi Moska kishte pranuar të furnizonte tregjet ndërkombëtare me naftë dizel, në kuadër të përpjekjeve për uljen e çmimeve të karburanteve. Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment mbi ndryshimin e strategjisë së negociatave.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Efekti Huang, rikthimi i një drejtuesi që vlen triliona dollarë

Rikthimi i Jensen Huang në postin e drejtuesit ekzekutiv të Nvidia-s e rriti pasurinë e tij me rreth 34 miliardë dollarë, ndërsa vlera e tregut e p...

22 hours më parë 3 Min Lexim
Bota /

Njeriu pas Nvidia-s: Ngjitja dhe rikthimi dramatik i Jensen Huang

Rrugëtimi i jashtëzakonshëm i Jensen Huang, nga themelimi i Nvidia-s deri në shndërrimin e saj në një gjigant të inteligjencës artificiale, dhe ska...

23 hours më parë 5 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!