Spiropali: Jo një kallëzim në SPAK, por edhe 100 nuk më ndalojnë nga ajo që ka nisur
Deputetja Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në konferencën për mediat u pyet nga gazetarët edhe lidhur me kallëzimet në SPAK për familjarët e saj. Ajo u shpreh se nuk ka asgjë për të fshehur dhe se nuk shantazhohet.
Ajo tha se kur nisi këtë rrugëtim e kishte parashikuar një situatë të tillë, duke nënvizuar se nuk fsheh asgjë dhe se nuk ndalohet për atë që ka nisur.
“Jo një kallëzim të ketë në SPAK, anonim ose jo, të bëjnë 10 ose 100 kallëzime nuk e kam këtë problem. Kur e kam nisur këtë betejë e kam pasur shumë të qartë. 1, 5, 10 lë të bëjnë, sa të duan. Mos e përfshini SPAK në këtë diskutim.
Kallëzimi është një gjë, që mund të bëjnë sa të duan se nuk kam asgjë për të fshehur. Nuk jam e shantazhueshme. Nuk më bëjnë dot asnjë shantazh sepse po flas në parim sepse nuk po flas për vete”, u përgjigj ajo.
A do të krijoni parti të re? Spiropali: Do ta vijoj betejën në Partinë Socialiste
“Votimi nuk ka vlerë”, Spiropali: Nuk mu dha mundësia as të flas në Grupin Parlamentar
Spiropali flet pas përjashtimit nga grupi i PS: Jam e para grua që përjashtohem në 35 vjet. Po e marr si dekoratë
- 11:42 A do të krijoni parti të re? Spiropali: Do ta vijoj betejën në Partinë Socialiste
- 11:39 “Votimi nuk ka vlerë”, Spiropali: Nuk mu dha mundësia as të flas në Grupin Parlamentar
- 11:25 Spiropali flet pas përjashtimit nga grupi i PS: Jam e para grua që përjashtohem në 35 vjet. Po e marr si dekoratë
- 11:16 Trafikimi i drogës përmes lëkurës së gjedhëve, SPAK jep pretencën për 10 të akuzuarit me gjykim të shkurtuar
- 11:13 “Shqipëria në sytë e Bajronit”, tradita shqiptare mbërriti në Edinburg
- 11:08 Koreja e Veriut kundërpërgjigjet ndaj sanksioneve, mbyll zyrën diplomatike të Zvicrës dhe shpall “non grata” drejtuesin e saj