Deputetja Elisa Spiropali, e përjashtuar nga Partia Socialiste, ka paralajmëruar se situata do të përkeqësohet nëse në parti nuk kuptohet nevoja për reforma. Në një deklaratë publike, ajo vuri në pikëpyetje legjitimitetin e vendimeve të marra nga strukturat drejtuese të PS-së, duke pretenduar se për përjashtimin e saj nuk është zhvilluar votim dhe nuk është mbajtur procesverbal.
“Partia nuk është një njeri, është shumësia e këtyre njerëzve. Shqipëria është e të gjithëve. Më keq do shkojë, nëse nuk kuptojmë se duhet që të reformohemi”, tha Spiropali.
Ajo pretendoi se vendimi për shkarkimin e saj ishte marrë nga një person, pa u zhvilluar votim në Asamblenë Kombëtare të PS-së. Edhe pse nuk e përmendi me emër, nga deklarata la të kuptohej se i referohej kryeministrit Edi Rama.
Spiropali foli edhe për qëndrimin e saj ndaj protestës së quajtur “Revolucioni i Flamingove”, duke thënë se reagimi i saj lidhej me kërkesat e qytetarëve për të ardhmen e vendit. Ajo kundërshtoi gjithashtu etiketimin e Partisë Socialiste si përgjegjëse për situatën politike dhe pakënaqësinë e publikut.
“Në momentin që protesta e flamingove pulsonte me atë që njerëzit kërkojnë për të ardhmen e Shqipërisë unë isha e para që reagova. Ashtu e ndjeva. Në atë moment marrëveshja e re për Shqipërinë kishte elementar jo armiqësore ndaj partisë time. Përkundrazi PS është një masë shumë e madhe njerëzish që nuk ka lidhje me përgjegjësitë e pushtetit, por padrejtësisht etiketohet dhe është sot në mes të një sulmi kur edhe deputetet e PS e kanë të vështirë të përballen me publikun, sepse ne nuk u folëm njerëzve. Nuk ka për4gjegjësi PS për këtë. Nuk e pyet kush PS, as jam unë apo nuk jam unë, përjashtohem apo jo. Këto janë vendime që merren në salla të mbyllura me propozimin e nje njeriu. Nuk ka votim. Në ata asamble të PS nuk pati asnjë votim. Nuk mori përsipër njëri të mbante një procesverbal, pra ai vendim është nul.
Gjenerata Z nuk është armiku i shtetit dhe i pushtetit, është themeli i pushtetit. Unë as isha në atë mbledhje grupi, as kishte rend ditë. Në fakt nuk u bë votim, por u bë një legjitimi i një vendimi jo legjitim i asamblesë kombëtare.
Unë nuk kuptoj kaq e madhe qenka frika nga fjalët e një gruaje, le më veprimi. Gratë nuk janë fasadë për ti vendosur aty ku ka fushatë dhe të duken bukur, gratë kanë edhe qëndrime dhe kur qëndrimet nuk përputhen me qëndrimin e udhëheqjes do të duhen diskutime. Ska rëndësi nëse jam flamingo e parë. Do ta kisha për nder. As Koçi Xoxe dhe Kadri Hazbiu nuk i bënin këto në mbledhje të mbyllura pa u dëgjuar ai që akuzohej”, tha deputetja Spiropali.a.b





