Prokuroria ka kërkuar gjithsej 93 vite e 6 muaj burg për grupin e akuzuar për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, të fshehur në ngarkesa me lëkurë kafshësh.

Për Artion Çaushllarin është kërkuar dënimi me 15 vite burg, për Aldi Zonjan 14 vite, ndërsa nga 14 vite burg janë kërkuar edhe për Geis Sejfullain, Ismajl Abdurrahmanin, Jose Ramon Zacarias Vasquez dhe Samuel Alfonso Moreno Serrano.

Për Klajd Birçen dhe shtetasin e huaj Hiwlen Ledezma Narvaez është kërkuar dënimi me nga 13 vite burg, për Endi Sejdinin 12 vite, ndërsa për Baki Huqin 10 vite burg.

Pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimet përkatëse reduktohen në 10 vite burg për Artion Çaushllarin, 9 vite e 4 muaj për Aldi Zonjan dhe katër të pandehurit e tjerë të dënuar me 14 vite, 8 vite e 8 muaj për Klajd Birçen dhe Hiwlen Ledezma Narvaez, 8 vite për Endi Sejdinin dhe 6 vite e 8 muaj për Baki Huqin.

I pandehuri
Shtetësia
Dënimi i kërkuar
Pas gjykimit të shkurtuar
Shqiptar
15 vite
10 vite
Shqiptar
14 vite
9 vite e 4 muaj
Shqiptar
14 vite
9 vite e 4 muaj
Shqiptar
14 vite
9 vite e 4 muaj
Jose Ramon Zacarias Vasquez
I huaj
14 vite
9 vite e 4 muaj
Samuel Alfonso Moreno Serrano
I huaj
14 vite
9 vite e 4 muaj
Shqiptar
13 vite
8 vite e 8 muaj
Hiwlen Ledezma Narvaez
I huaj
13 vite
4 vite
Shqiptar
12 vite
8 vite
Shqiptar
10 vite
6 vite e 8 muaj

Sipas hetimeve të SPAK, bëhet fjalë për një rrjet ndërkombëtar që trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, me synim përpunimin e saj dhe më pas shpërndarjen në tregun shqiptar dhe atë europian.

Një nga mënyrat e përdorura për transportin e drogës ishte përzierja dhe fshehja e saj në ngarkesa me lëkurë gjedhësh të kriposura. Sipas SPAK, në Shqipëri u importuan rreth 48 tonë material, që përfshinte afërsisht 850 lëkurë gjedhi, në muajt shtator dhe nëntor 2024.

Grupi kishte ngritur një laborator të sofistikuar për përpunimin e kokainës në Qerekë të Fushë-Krujës, si dhe ambiente ndihmëse në Tiranë dhe Durrës. Në këtë aktivitet dyshohet se ishin përfshirë edhe shtetas nga Kolumbia dhe Venezuela, të cilët merreshin me nxjerrjen e kokainës nga materialet ku ishte fshehur.

Operacioni i SPAK, më nëntor të vitit 2024, çoi në arrestimin e shtatë shtetasve shqiptarë dhe tre shtetasve nga Amerika Latine. Gjatë kontrolleve u sekuestruan, mes të tjerash, 6.1 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, materiale të papërpunuara, përzierës kimikë, pajisje laboratorike, para dhe automjete.

Hetimi u zhvillua në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese vendase dhe të huaja dhe zbuloi një strukturë ku personat e përfshirë dyshohet se kishin role të ndara në financimin, transportimin dhe përpunimin e drogës. 

Lajmi në përditësim...