Dashnor Sula paralajmëron “dorë të hekurt” për sigurinë ushqimore: Tolerancë zero, do shkojmë deri në ndjekje penale
Kreu i Inspektoratit të Përgjithshëm, Dashnor Sula, zhvilloi një takim me inspektoratet në Shkodër, ku paralajmëroi masa të rrepta ndaj abuzimeve, veçanërisht në fushën e sigurisë ushqimore.
Ai theksoi se kontrollet do të jenë më të forta dhe se çdo rast abuzimi do të ndiqet me seriozitet, deri në ndjekje penale.
Sula u ndal edhe te rëndësia e pikës doganore të Hanit të Hotit, ku sipas tij kryhen 22 mijë nga 35 mijë inspektimet vjetore. Ai solli në vëmendje edhe rastin e futjes së misrit me aflatoksinë nga Serbia, duke e cilësuar një eksperiencë negative që ka sjellë pasoja dhe për të cilën janë marrë masa ndaj inspektorëve përgjegjës.
“Inspektoriatet do të duhet që të jenë shumë korrekt. Nuk pretendoj se gjithçka është në nivelin e duhur por qasja është që të vijnë dhe të verifikojmë, të inspektojmë në gjithë fushën e inspektimit. Shkodra ka pikën më të rëndësishme doganore të Evropës Qendrore. Nga 35 mijë inspektime në vit, 22 mijë janë në doganën Hanit të Hotit.
Kemi eksperiencë negative në Hanin e Hotit sepse për dy vite futeshin produkte të misrit me aflotoksinë dhe kemi marrë masa duke larguar inspektorë sepse sillte pasoja të rënda nga misri që vinte nga Serbia. Nga 800 euro një ton misër ka përfunduar në 400 euro. Trupa e AKU duhet ta ketë tolerancën zero për produktet ushqimore.
Nuk jam i kënaqur me situatën në përgjithësi por nuk është për t’u dekujaruar dhe po ju garantoj se toleranca do jetë zero. Ka subjekte dhe individë abuzues që shkelin ligjin por kjo nuk na step. Kjo është një luftë dhe jo betejë. Do kemi dorë të hekurt për çdo rast. Jo vetëm do ketë masa bllokimi dhe sekuestrimi, por do shkojmë edhe në ndjekje penale”, u shpreh ai.
Sa i përket ndërtimeve pa leje në Theth, Sula deklaroi se problematikat me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit janë reduktuar.
“Janë reduktuar problemet për sa i përket IKMT. Kemi një portal sigurtë.gov.al që i jepet mundësia çdo qytetari të denoncojë dhe mbeten anonim dhe i kemi të pakta denoncimet nga qarku Shkodër. Kemi edhe një linjë të gjelbër telefonike dhe sërish problemet nga qarku Shkodër janë të pakta”, përfundoi Sula.
Spiropali: Të hapet gara për drejtimin e PS-së, jam e gatshme të garoj
Spiropali: Jo një kallëzim në SPAK, por edhe 100 nuk më ndalojnë nga ajo që ka nisur
A do të krijoni parti të re? Spiropali: Do ta vijoj betejën në Partinë Socialiste
- 12:11 Gërvalla: Rreth 20 mijë raste të dhunës të raportuara në 7 vite në Kosovë, 33 gra të vrara
- 12:06 Spiropali: Të hapet gara për drejtimin e PS-së, jam e gatshme të garoj
- 12:00 Spiropali: Jo një kallëzim në SPAK, por edhe 100 nuk më ndalojnë nga ajo që ka nisur
- 11:42 A do të krijoni parti të re? Spiropali: Do ta vijoj betejën në Partinë Socialiste
- 11:39 “Votimi nuk ka vlerë”, Spiropali: Nuk mu dha mundësia as të flas në Grupin Parlamentar
- 11:25 Spiropali flet pas përjashtimit nga grupi i PS: Jam e para grua që përjashtohem në 35 vjet. Po e marr si dekoratë