E mërkurë, 25 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Spiropali ‘zbyth’ propagandën e Ramës: Integrimi europian nuk ka lidhje me një individ!
Lajme

Spiropali ‘zbyth’ propagandën e Ramës: Integrimi europian nuk ka lidhje me një individ!

“Edi Rama ose të bëhet burrë e të mbajë përgjegjësi ose të ikë”

Elisa Spiropali ka ashpërsuar edhe më tej qëndrimin ndaj Edi Ramës dhe drejtimit të Partisë Socialiste, duke akuzuar partinë se ka rrëshqitur në një model të gabuar politik. E përjashtuar nga grupi parlamentar i PS-së, ajo deklaron se do të vijojë betejën brenda Kuvendit, partisë dhe në publik, ndërsa kërkon ndryshim të mënyrës së qeverisjes dhe marrjen e përgjegjësive nga kryeministri.

Gjatë prononcimit për mediat, Spiropali u pyet edhe për aludimet se largimi i saj nga strukturat e PS-së lidhet me komunikimet e shumta që ka pasur me diplomatët e huaj gjatë kohës kur drejtonte Ministrinë e Jashtme. Ajo nuk e mohoi se ka zhvilluar biseda me përfaqësues të huaj, por këmbënguli se këtë e ka bërë në interes të Shqipërisë dhe në përputhje me përgjegjësitë e saj si ministre.

“Edhe kam folur me të huajt, por kam folur në interes të Shqipërisë dhe besnike e qeverisë sime, patjetër. Edhe integrimi europian nuk ka lidhje me një individ, por është proces historik”, u shpreh Spiropali.

Ish-kryediplomatja kritikoi modelin politik që, sipas saj, po dominon në PS, duke paralajmëruar se humbja e shpresës te qytetarët mund të kthehet në një mekanizëm që forcon pushtetin. Ajo theksoi se përgjegjësia për gjendjen e krijuar në Partinë Socialiste nuk mund t’i faturohet vetëm Edi Ramës, por edhe aktorëve të tjerë brenda saj.

Spiropali deklaroi se nuk është e interesuar për poste ekzekutive apo për vazhdimin e karrierës personale, duke e paraqitur përplasjen e saj si një çështje parimesh dhe përfaqësimi politik.

Në një tjetër deklaratë me tone të forta ndaj kryeministrit, ajo kërkoi që Rama të ndryshojë mënyrën e qeverisjes, të marrë përgjegjësi për situatën ose të largohet nga drejtimi i vendit.

“Edi Rama ose të bëhet burrë e të mbajë përgjegjësi, ose të ikë! Të mos mbrojë të pambrojtshmit. Nuk bëhet kjo as me propagandë dhe as me pasqyra. As nuk normalizohet arroganca dhe abuzimi i shumë njerëzve aty, por bëhet duke mbajtur përgjegjësi”, deklaroi Spiropali.

Ajo paralajmëroi se do të vijojë të angazhohet politikisht në Kuvend, në PS dhe në publik, me synimin për të bashkuar, sipas saj, njerëzit që ndihen të papërfaqësuar nga partia.

“Unë do të luftoj në Kuvendin e Shqipërisë dhe në PS dhe në publik për të bashkuar ata njerëz që ndihen të papërfaqësuar në PS”, u shpreh ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.