Apeli i Posaçëm ka dënuar me 28 vite burg Erlis Dukën, vëllanë e Leonard Dukës, për vrasjen e Santiago Malkos. Më herët, Duka ishte shpallur i pafajshëm nga GJKKO.

Për të dënuarit e tjerë është lënë në fuqi vendimi i shkallës së parë.

Leonard Duka u dënua me 30 vite burg dhe me nga 25 vite Fatmir Hyseni, Aleksandër Manxhaku, Dritan Aga, Blendi Teta dhe Oltian Loga.

Santiago Malko, ish-punonjës policie dhe krahu i djathtë i Ervis Martinajt, u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2019 me breshëri plumbash në zonën e "Xhamllikut" në Tiranë, në kohën kur po lëvizte me një automjet BMË X5. Ai u largua nga detyra si polic pasi u arrestua pas një sherri për lojërat e fatit. Ishte një emër jo pak i njohur për autoritetet, i dyshuar si i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale. Emri i tij doli në skenë në Tetor të 2018, ku i plagosur mbeti miku i tij Ervis Martinaj, por u lirua për mungesë provash.

Lajm në përditësim...