Sport

Bruno Fernandes nuk rinovon me Manchester United, Juventusi dhe Milani bëjnë gati ‘antenat’

Bruno Fernandes mund të largohet nga Manchester United me parametra zero në fund të sezonit me portugezin që ka tërhequr vëmendjen edhe të disa klubeve evropianë.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja italiane ‘Tuttosport’ sipas së cilës mes klubeve që kanë hedhur sytë nga Bruno Fernandes janë edhe Milani e Juventusi, të cilët duan të kenë në radhët e tyre një futbollisti një niveli ndërkombëtar.

Në pritje për të kuptuar nëse Djajtë e Kuq do të ekzekutojnë apo jo opsionin për rinovimin 1 vjeçar të kontratës me mesfushorin portugez, në Torino po monitorojnë situatën të vetëdijshëm së gjithsesi do të duhet të zgjidhin problemin e pagës së futbollistit që është jashtë parametrave të klubit bardhezi.

I njëjti problem edhe për Milanin, por kuqezinjtë kanë në favorin e tyre, kartën Ruben Amorim, trajnerin portugez me të cilin Bruno Fernandes ka punuar te Sporting Lisbonë. Ajo që është e sigurt në këtë histori është që nëse Bruno Fernandes do të largohet me parametra zero, do të ishte një goditje e mirë në merkato për shumë skuadra.

 

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.