Festa Kombëtare në Vatikan, ministri Hoxha: Shqipëria krenohet me harmoninë ndërfetare

25 Nëntor 2026 | 12:59

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka marrë mori pjesë në pritjen kombëtare të organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, me rastin e Festës Kombëtare të Shqipërisë.

Aktiviteti shërbeu si një moment i veçantë për të kremtuar së bashku me përfaqësues të Vatikanit, trupit diplomatik dhe miq të Shqipërisë, vlerat, historinë dhe identitetin kombëtar shqiptar.

Në ceremoni morën pjesë edhe  Sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinali Pietro Parolin, si dhe Kardinali shqiptar, Ernest Simoni. Gjatë fjalës së tij, Kardinal Simoni dha një mesazh mbi shpresën dhe besimin te e ardhmja.

“Faleminderit të gjithëve ju që keni nderuar dhe vazhdoni ta nderoni kaq lart popullin tonë. Edhe unë, si një bir i përulur i popullit shqiptar, dëshiroj të them dy fjalë.

E gjithë bota është e mrekullueshme, por gjithçka është kalimtare. Kisha na kujton gjithmonë ringjalljen. Pikërisht këtu qëndron themeli i jetës së çdo njeriu në këtë botë, sepse ringjallja largon çdo frikë nga vdekja e besimi i jep njeriut dritë dhe i hap horizontin e një jete shpirtërore që nuk do të njohë vdekje, por do të gëzojë lumturinë e pafundme në parajsë”, tha Kardinal Simoni.

Ministri Hoxha nënvizoi shembullin e Shqipërisë për harmoninë ndërfetare, dialogun dhe paqen, si një trashëgimi e përcjellë ndër breza.

“Shqipëria krenohet me të drejtë, brenda dhe jashtë vendit, me bashkëjetesën dhe harmoninë ndërfetare. Tek ne, ajo nuk është një tolerancë e dhënë nga lart, as një slogan. Është një mënyrë e natyrshme jetese, një kulturë e përditshme respekti që jeton mes fqinjëve, brenda familjeve dhe përcillet ndër breza.

Me Selinë e Shenjtë ndajmë angazhimin e palëkundur për dinjitetin njerëzor, dialogun, paqen, zhvillimin dhe begatinë. Në një kohë pasigurie të shtuar, tensionesh, luftërash, konfliktesh dhe vuajtjesh, diplomacia e duruar, këmbëngulëse dhe e palodhur në kërkim të paqes nuk është luks. Është domosdoshmëri”, deklaroi Hoxha.

Në kuadër të 35-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, u prezantua një pullë postare e përbashkët, e emetuar posaçërisht për të shënuar këtë përvjetor jubilar. Pulla përfaqëson një simbol të miqësisë, respektit të ndërsjellë dhe lidhjeve historike ndërmjet dy palëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Santiago Malkos, Apeli dënon me 28 vite burg Erlis Dukën! GJKKO e kishte shpallur të pafajshëm

Gjykata e Apelit ka vendosur të dënojë me 28 vite burg Erlis Dukën, vëllain e Leonard Dukës, për vrasjen e ish-punonjësit të policisë Santiago Malko,...
12:51 | 25/11/2026

AKU bllokon 54 ton mish pule nga Brazili, refuzon edhe 25 ton produkte gruri në Morin

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, AKU përmes një njoftimi ka bërë me dije se ka bllokuar dy ngarkesa me 54 ton mish pule me origjinë nga...
12:25 | 25/11/2026

Spiropali: Të hapet gara për drejtimin e PS-së, jam e gatshme të garoj

Elisa Spiropali ka bërë thirrje për hapjen e një gare të brendshme për drejtimin e Partisë Socialiste, gjatë mbajtjes së konferencës për mediat, pas përjashtimit...
12:06 | 25/11/2026