Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar me 28 vite burg Erlis Dukën, si fajtor për vrasjen e ish-efektivit të Policisë, Santiago Malko. Në Shkallën e Parë, Duka ishte shpallur i pafajshëm, por Apeli ka ndryshuar vendimin.
Për këtë vrasje janë dënuar më herët edhe Leonard Duka, me 30 vite burg, Ilir Selmani, me 28 vite burg, dhe me nga 25 vite Fatmir Hyseni, Aleksandër Manxhaku, Dritan Aga, Blendi Teta dhe Oltian Loga.
Santiago Malko, ish-efektiv policie, u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit 2019, me breshëri plumbash, në zonën e njohur si “Xhamlliku” në Tiranë. Ishte vetëm 26 vjeç.