Pas shkarkimit të Zhaneta Beqirit, Veliaj përzgjedh drejtuesen e re të kopshteve të Tiranës

25/11/2026 13:01

Pas shkarkimit të Zhaneta Beqirit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka përzgjedhur emrin e drejtueses së re të kopshteve të kryeqytetit.

Arjola Byzyka pritet të marrë drejtimin e këtij institucioni, duke pasuar Beqirin në detyrë.

Byzyka vjen nga sektori i arsimit publik, ku ka mbajtur më herët poste drejtuese në administratën arsimore të kryeqytetit, përfshirë atë të drejtoreshës së Drejtorisë Arsimore Rajonale të Tiranës.

Top Channel