Diplomatët e BE-së në Kosovë ngrenë zërin kundër femicidit

Shefat e misioneve diplomatike të Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare të tij në Kosovë iu bashkuan thirrjes për raportimin e dhunës, duke vizituar sot në Europe House, në Prishtinë, ekspozitën e artistes Zake Prelvukaj, “E djeshmja më tregoi të ardhmen”. Aktiviteti shënoi nisjen e fushatës globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”.

Sipas njoftimit të Zyrës së BE-së në Kosovë, gjatë vitit 2026 janë regjistruar tetë raste femicidi në vend. Pas rastit të fundit, është hapur një hetim parlamentar që po shqyrton edhe mënyrën se si funksionojnë mekanizmat për parandalimin e dhunës.

Të lidhura

None found

Përfaqësuesit diplomatikë përcollën një mesazh të përbashkët, ku kërkuan vendosjen e drejtësisë, mbrojtjen e të mbijetuarave dhe ndalimin e pandëshkueshmërisë.

“Dinjiteti njerëzor, barazia gjinore dhe sundimi i ligjit janë vlerat themelore të BE-së. Si partneri më i fuqishëm i Kosovës, BE-ja do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për arritjen e barazisë gjinore dhe për të siguruar që gratë dhe vajzat të jetojnë pa asnjë formë të dhunës”, thuhet në njoftim.


Shtuar më 25.11.2026 13:33

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişsahabetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetkavbetgrandpashabet girişTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetSahabetjojobetqueenbetForum zamparalargüvenilir bahis siteleribahis siteleriCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetsahabetsahabetSon Dakikajojobetblack jack insurancejojobetjojobet güncel