E mërkurë, 25 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Shumë të moshuar jetojnë në vetmi, kërkohet ndërtimi i një qendre rezidenciale në Pogradec

Vetmia, mungesa e kujdesit dhe pasiguria ekonomike e shëndetësore janë ndër problemet me të cilat përballen shumë të moshuar në Pogradec.

Largimi i fëmijëve në emigracion, krijimi i familjeve të reja apo edhe braktisja nga të afërmit, i ka lënë një pjesë të tyre të përballen të vetëm me vështirësitë e përditshme.

Mitat Pilinçi, pensionist në Pogradec, tregon se prej gati 20 vitesh jeton vetëm me bashkëshorten, ndërsa fëmijët kanë krijuar jetën e tyre larg prindërve.

Edhe pse nuk kanë vështirësi financiare dhe janë përshtatur me këtë realitet, ai thotë se mungesa e fëmijëve ndihet çdo ditë, sidomos kur nevoja për mbështetje dhe siguri bëhet më e madhe.

Reklamë

Por, sipas tij, situata është edhe më e vështirë për të moshuarit që jetojnë vetëm, kanë të ardhura të pakta dhe nuk marrin asnjë mbështetje nga familjarët.

“Ka të moshuar të sëmurë, të braktisur dhe në pamundësi për të siguruar edhe nevojat bazë, si ushqimi dhe shërbimi shëndetësor. Madje, edhe raste kur të moshuar kanë ndërruar jetë pa e marrë vesh askush”, thotë Pilinçi.  

Shifrat e Drejtorisë së Shërbimeve Sociale në Bashki tregojnë përmasat e këtij fenomeni.

Aktualisht, një nga shërbimet që ofrohet është qendra ditore për të moshuarit, ku ata mund të kalojnë kohën dhe të përfitojnë falas pije të ngrohta.

“Ndërkohë, ndërtimi i një qendre rezidenciale për të moshuarit është një tjetër objektiv i Bashkisë Pogradec”, thotë Ivana Llakmani, nga drejtoria e shërbimeve sociale, Pogradec

Vetmia për moshën e tretë nuk është thjesht një çështje familjare, por edhe një përgjegjësi sociale dhe institucionale.

Sfida për bashkitë në vend mbetet kalimi nga evidentimi i problemit dhe planet për të ardhmen drejt ofrimit të shërbimeve konkrete për ata që sot kanë nevojë për ndihmë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.