Aksident në aksin Lezhë-Milot, përplasen tre automjete. Plagosen tre persona, mes tyre një i mitur
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë-Milot, pranë zonës së Ishull-Lezhës, ku janë përplasur tre automjete.
Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe një i mitur. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Ndërkohë, pritet të zbardhen detaje të tjera lidhur me ngjarjen.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



