Arjola Byzyka merr drejtimin e Çerdheve dhe Kopshteve në Tiranë, Veliaj: Nga viti 2027 do të jenë falas

25 Nëntor 2026 | 14:07

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka njoftuar këtë të mërkurë, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, emërimin e Arjola Byzyka-s në krye të Drejtorisë së Çerdheve dhe Kopshteve, duke zëvendësuar kështu, Zhaneta Beqirin, të cilën e shkarkoi disa ditë më parë.

Krahas ndryshimit drejtues, kryebashkiaku dha edhe një njoftim të rëndësishëm, duke bërë të ditur se duke nisur nga viti 2027, shërbimi i çerdheve dhe kopshteve do të jenë falas.

 “Pas 13 vitesh bashkëpunimi me Zhanetën dhe me mirënjohje për kontributin e saj në drejtimin e Drejtorisë së Çerdheve dhe Kopshteve, Arjola Byzyka merr sot drejtimin e kësaj drejtorie, duke vijuar punën e nisur ndër vite.

Një nënë e dashur, profesioniste, aktiviste e palodhur dhe e përkushtuar në çdo detyrë që i ngarkohet.

Këtij ndryshimi i bashkohet edhe një lajm i bukur për të gjitha familjet: Nga viti 2027, çerdhet dhe kopshtet do të jenë falas!

Një tjetër hap i rëndësishëm në mbështetje të prindërve dhe në krijimin e më shumë mundësive për fëmijët tanë”, ka shkruar Veliaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mesazhi i ambasadorit të SHBA në takimin me kreun e SPAK: Askush nuk është mbi ligjin. Luftë karteleve të drogës dhe korrupsionit

Ambasada amerikane ka ndarë detaje nga takimi i zhvilluar i ambasadorit Eric Wendt me kreun e SPAK, Klodian Brahon dhe drejtuesin e BKH-së, Joni Keta...
13:55 | 25/11/2026

Përplasen 3 makina në aksin Lezhë-Milot, tre të plagosur! Mes tyre një i mitur

Një aksident rrugor mes tre automjeteve është regjistruar pak minuta më parë pranë Ishull-Lezhës, në aksin Lezhë-Milot. Sipas informacioneve paraprake, nga aksidenti kanë mbetur të...
13:53 | 25/11/2026

FOTO- Festa e Pavarësisë së Shqipërisë kremtohet edhe në Athinë

114-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë dhe Festa e Flamurit janë kremtuar edhe në Athinë, në një pritje zyrtare të organizuar nga Ambasada e Republikës së...
13:30 | 25/11/2026