Champions League/ Roma vihet përballë ‘malit’ PSG, kampionët e Evropës duan të vijojnë me fitoret Ish-sulmuesi i kombëtares angleze, Raheem Sterling, është dënuar me burgim me kusht pasi u përplas me Lamborghinin e tij. 31-vjeçari nga Berkshire nuk reagoi gjatë dhënies së vendimit në Gjykatën e Magjistraturës në Basingstoke, ku u dënua me 12 muaj burg, të pezulluar për 18 muaj, për drejtim të rrezikshëm të automjetit dhe mbajtje të oksidit të azotit, lidhur me ngjarjen e 28 majit.
Në shtator, Sterling pranoi fajësinë për drejtimin në mënyrë të rrezikshme të një Lamborghini Urus në autostradat M25 dhe M3, si dhe në rrugët A327 dhe Minley Road.
Ai pranoi gjithashtu se kishte në posedim gjashtë bombola me oksid azoti, një substancë narkotike e klasit C, me qëllim thithjen e paligjshme të saj, si dhe se kishte refuzuar të jepte një mostër për analiza. Sterling u urdhërua të kryejë 100 orë punë në shërbim të komunitetit pa pagesë dhe iu hoq e drejta për të drejtuar automjetin për 24 muaj. Ai u arrestua pasi u përplas me makinën pranë autostradës M3, në kontenë e Hampshire.
Raheem Sterling së fundmi është aktivizuar në Eredivisie me skuadrën e Feyenoordit pasi u largua nga Chelsea në muajin janar, por në Holandë ai ka zhvilluar vetëm 8 ndeshje. në katër vitet e tij të Blutë e Londrës(ku përfshihet edhe viti i huazimit te Arsenali), ish sulmuesi i kombëtares angleze ka luajtur 59 ndeshje të kampionatit që pas transferimit të tij nga Manchester City në 2022.
Me Manchester City ai fitoi 4 tituj të Premier Legue, ndërkohë që karrierën e tij në futbollin profesionist e ka nisur me Liverpool përpara transferimit të tij në Manchester në 2015. Aktualisht Raheem Sterling nuk ka skuadër.
Top Channel