Policia Rrugore e Dibrës, gjatë periudhës 13–24 nëntor, ka ushtruar kontrolle intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut, duke përdorur dronë, radarë dhe makina inteligjente.

Si rezultat i monitorimeve, janë arrestuar 3 persona për drejtim të automjetit në gjendje të dehur, ndërsa 2 të tjerë janë vënë nën hetim për drejtim pa leje drejtimi. Gjatë kësaj periudhe janë vendosur gjithsej 1867 gjoba për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve, evidentimin e shkelësve dhe rritjen e sigurisë në qarkullimin rrugor.

Gjatë kësaj periudhe, janë vendosur gjithsej 1867 gjoba:

- 35 masa administrative për qarkullim me xhama të errësuar;

- 39 masa administrative për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;

- 298 masa administrative për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

- 154 masa administrative për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;

- 65 masa administrative për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;

- 241 masa administrative për parakalime të gabuara;

- 365 masa administrative për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;

- 670 masa administrative për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.