Policia Rrugore e Dibrës, gjatë periudhës 13–24 nëntor, ka ushtruar kontrolle intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut, duke përdorur dronë, radarë dhe makina inteligjente.
Si rezultat i monitorimeve, janë arrestuar 3 persona për drejtim të automjetit në gjendje të dehur, ndërsa 2 të tjerë janë vënë nën hetim për drejtim pa leje drejtimi. Gjatë kësaj periudhe janë vendosur gjithsej 1867 gjoba për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve, evidentimin e shkelësve dhe rritjen e sigurisë në qarkullimin rrugor.
Gjatë kësaj periudhe, janë vendosur gjithsej 1867 gjoba:
- 35 masa administrative për qarkullim me xhama të errësuar;
- 39 masa administrative për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
- 298 masa administrative për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
- 154 masa administrative për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
- 65 masa administrative për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
- 241 masa administrative për parakalime të gabuara;
- 365 masa administrative për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
- 670 masa administrative për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.






Komente
Komento