Një prej ndeshjeve më të rëndësishme të kësaj mesjave në Ligën e Kampioneve është ajo që do të luhet në Parkun e Princave mes kampionëve në fuqi të Evropës, Paris Saint Germainit dhe Romës që do të jetë edhe në platformën Digitalb.
Roma është në pozita të vështira dhe e ka të pamundur që të tentojë kualifikimin direkt për në 1/8 e finaleve. Por me 4 pikët e marra pas fitores me Slovan Bratislavën dhe barazimit me Fenerbahçe, skuadra verdhekuqe është ende në garë për zonën e playoffit.
Roma paguan shtrenjte ‘harakirin’ kundër Realit të Madridit dhe Manchester United dhe tani skuadra e Gian Piero Gasperinit ka një mal akoma më të lartë përpara për të kaluar; Paris Saint Germainit. Skuadra kampione e Evropës ka në pankinë një njohje të vjetër të verdhekuqve, si Luis Enrique dhe do të kërkojë që të vijojë me serinë e fitoreve. Por parizienët për këtë ndeshje mungesa të rëndësishmë si ato të Doue e Kvarastkhelia dhe kjo mund të favorizojë disi Romën, edhe pse vetë trajneri asturian në konferencën për shtyp zgjodhi të mos ankohet, përkundrazi u shfaq mjaft i qetë në këte aspekt.
Edhe vetë Gasperini e pret me shumë kuriozitet këtë supersfidë me Paris Saint Germainit teksa e shikon si një njësi matëse për atë që po bën Roma e tij në këtë sezon duke shtuar se ky është një moment shumë i bukur për skuadrën që ai drejton që do të luajë ndaj më të fortëve.
Por sfida që do të luhet në Paris është edhe ajo e dy trajnerëve që me mënyrat e tyre kanë pasur një impakt shumë të rëndësishëm te skuadrat e tyre respektive dhe tani do të masin forcat ndaj njëri-tjetrit teksa përgatisin formacionin me futbolllistët që do të zbresin në fushën e lojës.
Formacionet e mundshme:
Paris Saint Germain(4-3-3): Safonov; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; Joao Neves, Vitinha, Fabian Ruiz; Akliouche, Dembélé, Mayulu
Roma(3-4-1-2): Svilar; Mancini, Ndicka, Hermoso; Molina, Cristante, Koné, Wesley; Soulé; Dybala, Malen