Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, i cili ka deklaruar hapur kandidimin e tij për kryetar të Bashkisë së Tiranës, i është drejtuar me një kërkesë zyrtare për informacion Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi.

  • foto galeri

Në shkresën e tij, Qori ngre pyetjen nëse i njëjti person, i propozuar nga i njëjti subjekt zgjedhor, në të njëjtat zgjedhje vendore dhe në të njëjtën bashki, mund të regjistrohet njëkohësisht si kandidat për kryetar bashkie dhe si kandidat në listën shumëemërore për këshillin bashkiak (konkretisht si i renditur i pari në listë).

Pyetjet drejtuar KQZ-së

Regjistrimi i dyfishtë: A mund të regjistrohet i njëjti person në të dyja kandidaturat në rrethanat e përshkruara?

Praktika dhe aktet ekzistuese: A disponon KQZ-ja vendime, udhëzime, interpretime me shkrim ose akte të tjera që trajtojnë këtë çështje?

Përmes kësaj shkrese, Lëvizja BASHKË kërkon sqarim me shkrim nga institucioni zgjedhor mbi rregullat dhe precedentët që vlejnë për kandidimin e të njëjtit individ në të dyja garat vendore brenda së njëjtës bashki.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb