Pas përjashtimit edhe Spiropali e kupton që Rama ka ndërtuar autokraci: Kemi vetëm dy rrugë…

13:30, 25/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka dhënë një konferencë shtypi të gjatë ku është munduar të sqarojë pozicionin e saj dhe ka hedhur akuza të rënda për kreun e rilindjes Edi Rama.

Pas katërmbëdhjetë vitesh në pushtet, edhe Elisa, e cila ka mbajtur poste të larta shtetërore, u desh të përjashtohej nga partia që të kuptonte se Edi Rama ka ndërtuar në Shqipëri një sistem autokratik, që nuk bën zgjedhje dhe që persekuton opozitën.

‘Pse me polici zgjidhjet puna e të rinjve në rrugë?  Me repression? Pse mo me shkopa? Nuk i shoh dot ato pamje’. ‘Se një njeri 17 vjeç e nuk bën akt të dhunshëm’. ‘Po qoftë dhe sikur ta teprojë pak’. ‘Pse mo duke menaxhuar dhe kontrolluar gjithsecilin, me telefon, me gjobë’. Këto janë pjesë te deklaratës së saj gjatë ditës së sotme.

‘Kemi vetëm dy rrugë’, tha Spiropali.  ‘O do zgjedhim më shumë demokraci, o autokraci’. ‘O do zgjedhim kontroll’, tha jo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco