Nga Shkodra, ku zhvilloi një takim me përfaqësuesit e të gjitha inspektoriateve, Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, pranoi se situata në tërësi vijon të ketë problematika dhe se ka inspektorë që abuzojnë me detyrën. Si shembull solli rastin e inspektorëve të AKU-së ne kete qark, të cilët se kanë toleruar hyrjen e një ngarkese misri me aflatoksinë përmes doganës së Hanit të Hotit. Ndertimet pa leje ne qarkun e Shkodres, e sidomos ne piken turistike te Thethit, kane qene shqetesimi kryesor por sipas Sules, ka nje permiresim te situates ne kete drejtim.