AKMC paralajmëron për reshje intensive dhe rrezik për përmbytje në disa qarqe të vendit

25 Nëntor 2026 | 15:23

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë thirrje për kujdes dhe gatishmëri ndaj situatës meteorologjike në vend, pasi sipas parashikimeve njoftohet përkeqësim i kushteve atmosferike gjatë ditëve në vijim.

Sipas njoftimit të AKMC-së, reshjet e shiut pritet të intensifikohen në disa qarqe të vendit, duke rritur rrezikun për përmbytje veçanërisht në zonat malore.

Njoftimi i plotë:

“Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO) dhe Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë pasdites së sotme, 25 nëntor, priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Shkodër dhe Kukës.

Për ditën e nesërme, 26 nëntor, parashikohen reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa më 27 nëntor reshjet me intensitet të lartë pritet të vijojnë në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër.

Si pasojë e reshjeve, mund të ketë grumbullime të ujit dhe përmbytje të lokalizuara në disa zona urbane, ndërsa në zonat malore kërkohet vëmendje ndaj vërshimeve të përrenjve dhe rrëshqitjeve të mundshme të dherave.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka kërkuar nga prefektët dhe bashkitë marrjen e masave parandaluese, kontrollin e sistemeve të kullimit, monitorimin e zonave me risk dhe mbajtjen në gatishmëri të kapaciteteve operacionale.

Ftojmë qytetarët të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve, të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e familjes dhe pronës, si dhe të ndjekin njoftimet zyrtare dhe udhëzimet e strukturave vendore.

#AKMC vijon monitorimin e situatës dhe koordinimin me strukturat përgjegjëse, me prioritet sigurinë e qytetarëve.

Parandalimi, gatishmëria dhe bashkëpunimi janë çelësi për komunitete më të sigurta”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Rama krah liderëve europianë

Kryeministri Edi Rama merr pjesë këtë të mërkurë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, që zhvillohet në Bruksel, nën drejtimin e Presidentit të Këshillit Europian, Antonio Costa....
14:53 | 25/11/2026

2 shqiptarë jehonë në mediat britanike, Hoxhaj: Tentuan të vjedhin banesën e William dhe Kate

Profesori Andi Hoxhaj në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Smarxhiun ka folur lidhur me arrestimin e dy shqiptarëve në Britaninë e Madhe...
14:47 | 25/11/2026

Berisha: Më 28 Nëntor të bashkohemi në protestën më të fuqishme për të nderuar flamurin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje këtë të mërkurë për mobilizim mbarëkombëtar në protestën e 28 Nëntorit, duke e cilësuar Ditën e...
14:43 | 25/11/2026