U plagos në syrin e majtë gjatë protestës, Erion Vishkulli del nga Prokuroria: Drejtësi, dua të zbardhet ngjarja
Erion Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur në syrin e majtë gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Tiranës, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Vishkulli është kthyer në Shqipëri pas trajtimit mjekësor në Itali. Pavarësisht sinjaleve pozitive, ende nuk ka siguri nëse do të rikuperojë plotësisht shikimin në syrin e dëmtuar.
Pas daljes nga Prokuroria, 28-vjeçari dha një deklaratë për mediat, ku kërkoi zbardhjen e ngjarjes dhe vendosjen e drejtësisë.
“Kërkoj drejtësi dhe dua zbardhjen e ngjarjes. Shqipëria është e jona”, u shpreh ai.
Vishkulli bëri të ditur se qëndrimi i tij në Prokurori ishte i shkurtër për shkak të gjendjes shëndetësore.
Vishkulli nuk u mbajt gjatë në Prokurori për shkaqe shëndetësore.




