Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar me 28 vite burg Erlis Dukën, i cili në shkallën e parë ishte shpallur i pafajshëm për çështjen e vrasjes së ish-policit Santiago Malko.
Kujtojmë se Shkalla e Parë më 21 janar shpalli deklarimin fajtor të pesë prej gjashtë të pandehurve për vrasjen e ish-oficerit të policisë Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në gusht 2019 në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.
Ndërkohë, për të pandehurit e tjerë, Apeli ka lënë në fuqi dënimet e dhëna më herët.
Leonard Duka është dënuar me 30 vite burg, ndërsa Fatmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku, Dritan Agaj dhe Oltjon Loga janë dënuar me nga 25 vite burg secili.
Vendime janë dhënë edhe në procese të ndara për persona të tjerë të akuzuar për përfshirje në këtë ngjarje. Blendi Teta është dënuar me 25 vite burg, ndërsa Ilir Selmani me 28 vite burg.
Anëtarët e grupit të njohur si klani Duka akuzohen për përfshirje në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në Tiranë.
Santiago Malko, ish-punonjës policie, u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2019 me breshëri plumbash në zonën e "Xhamllikut" në Tiranë, në kohën kur po lëvizte me një automjet BMW X5.
© SYRI.net
U plagos me plumb në sy gjatë protestës kundër Ramës, Vishkulli dy orë në prokurori: Më pyetën për ngjarjen
Aksident në aksin Lezhë-Milot, përplasen 3 automjete, plagosen 3 persona, mes tyre një i mitur
U plagos në sy gjatë protestës nga plumbat e gomës së policisë, Erion Vishkulli paraqitet në Prokurori